LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“LSI drejt shkrirjes”/ Denata Toçe: Një kasë e tërë politikanësh po del jashtë loje

12 Prill 2021, 18:39, Politikë CNA
“LSI drejt shkrirjes”/ Denata Toçe: Një kasë e

Dy ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,  zhvilloi një takim në kuadër të fushatës elektorale në Korçë, por CNA.al zbuloi se gjatë vizitës së saj një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t?u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Për këtë largim dhe shumë largime të tjera nga LSI, ka folur për CNA.al kandidatja për deputete e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës, Denata Toçe.

Kandidatja për deputete tha se lidershipi i Kryemadhit nuk e frymëzon aspak, ndërsa theksoi se grumbullimet e saj dhe të themeluesit të LSI-së Ilir Meta, nuk kanë motive aspak dinjitoze.

?Duke qenë se unë as nuk shitem dhe as nuk blihem, mendoj se lidershipi i znj. Kryemadhi nuk më frymëzon, dhe mendoj se as qytetarët e qarkut të Korçës nuk janë të frymëzuar. Janë thjesht afër një lideri për qëllime tërësisht të gabuara. E thënë kështu, në gjykimin tim, ngahera LSI, kur patjetër kam parasysh znj. Kryemadhi dhe z. Meta, ka grumbulluar njerëz me motive aspak dinjitoze dhe tërësisht lakmitare. Fatkeqësia nuk është largimi i pritshëm i këtyre njerëzve, sepse bazat e interesave të tyre i ka bërë ata të përkohshëm, por modeli i trazuar dhe i pisët që ata bënë dhe lanë në terrenin politik?, u shpreh ajo për CNA.al.

Toçe deklaroi se LSI-ja po shkon drejt shkrirjes dhe së bashku me të një kasë e tërë politikanësh po del jashtë loje.

?Nuk është vetëm LSI-ja që po shkon drejt shkrirjes, por është një kasë e tërë politikanësh që po del jashtë loje. Jam shumë e kënaqur që shikoj miq të mi intelektualë dhe me integritet personal dhe profesional që vijnë në radhët e politikës pranë partive të reja, për të ofruar një frymë te re dhe për t?i zgjuar shpresën njerëzve, se politika nuk duhet të jetë më e hajdutit, kriminelit dhe mashtruesit. Politika duhet të vazhdojë me trashëgiminë që na lanë parlamentarët e parë dhe politikanët historikë shqiptarë, si Fan Noli, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Haxhiu, Ndre Mjeda, Qemal Vrioni, Pandeli Cale, etj.?, nënvizoi kandidatja e Bindjes Demokratike./ CNA.al

Kandidate për deputete në listat Bindjes Demokratike/ Rrëfehet Denata Toçe: Nuk kemi si qëllim numra mandatesh

Lajmet e fundit nga