Connect with Us

Kandidate për deputete në listat Bindjes Demokratike/ Rrëfehet Denata Toçe: Nuk kemi si qëllim numra mandatesh

Politikë

Kandidate për deputete në listat Bindjes Demokratike/ Rrëfehet Denata Toçe: Nuk kemi si qëllim numra mandatesh

Publikuar

-

Kandidate për deputete në listat Bindjes Demokratike/ Rrëfehet Denada Toçe: Nuk kemi si qëllim numra mandatesh

Kandidatja e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës, Denata Toçe, ka rrëfyer se përse zgjodhi të kandidojë për deputete nën logon e kësaj partie.

Në një prononcim për CNA.al, Toçe tha se vendosi të bëhej pjesë e BD-së pasi është një parti e hapur ndaj ideve dhe mendimeve kosntruktive, zhvilluese dhe novatore, ndërsa theksoi se vetë ajo është produkt i listave të hapura.

Nëse ligji nuk do të detyronte të isha pjesë e një partie për të qenë deputete, dhe sistemi të ikurajonte deputeti e pavarur, atëherë shumë shpejt do të zgjidhja këtë të fundit. Pra me apo pa Bindjen, do të isha pjesë e kësaj nisme politike në jetën time. Por jam e kënaqur me zgjedhjen e bërë sepse unë jam produkt i listave të hapura në një parti tërësisht demokratike. E hapur ndaj ideve dhe mendimeve kosntruktive, zhvilluese dhe novatore. Me shumë guxim, u fut në një garë të ndershme përballë një partie të madhe në zgjedhjet e 2019-ës, për t’i dhënë një mësim demokracisë shqiptarë se ndryshimi dhe zhvillimi ndodh në garë dhe jo jashtë saj. Sot modeli shërbeu që shumë prej partive të reja të jenë në garë dhe partitë e mëdha t’i marrin seriozisht në konsideratë, pasi janë alternative reale për qytetarët në këto zgjedhje”, u shpreh ajo.

Kandidatja tha se Bindja Demokratike synon mandate në çdo qark të vendit dhe për këtë thekson se numrat nuk janë qëllimi, por risia e përfaqësimit në Parlament, si një forcë që synon përcaktimin në vendimarrje, qoftë kjo edhe qeveribërëse.

Gjithashtu Toçe ka treguar për CNA.al planet për angazhimin e saj politik në Korçë, teksa kërkon që t’i rikthejë atyre besimin e humbur nga politika.

Filozofia ime në jetë është të mos bëj asnjëherë premtime që nuk i mbaj dot, sidomos me ata që i dua. Korçarët i kam shumë për zemër për t’i bërë premtime pazaresh dhe t’u tërheq hundën me karrot sikurse jemi mësuar ta shikojmë të ndodh gjithë këto vite nga politikanet tanë. Askush prej tyre nuk mendoj se ka prekur varfërinë këtij populli dhe nuk e kanë parë nga afër, deri ditën që u kërkojnë votën. Në ato ditë, jepen duart dhe shkrepen fotot fshat pas fshati dhe qytet pas qyteti, sikur vërtet të ishin pranë halleve dhe vështirësive që njerëzit kanë. Pas zgjedhjeve, thuajse asnjë politikan nuk duket më, dhe varfëria vazhdon po njësoj. Vetëm se qytetarët korçarë nuk e kanë shumë me qejf hilenë në përgjithësi, dhe kur kjo vjen nga politika, dëshpërimi dhe zhgënjimi është edhe më i madh. Kështu një pjesë e madhe e tyre, kanë humbur besimin. Unë kërkoj t’u zgjoj këtë besim.

Qasja ime i sjell premtime realiste. Janë premtime që nuk synojnë as qiellin dhe as të sjellë yjet në tokë. Unë premtoj atë që di të bëj më së miri: Ngulmimin e ndërtimit të një shteti social, ku edhe më i pamunduri e ka një mundësi për të jetuar. Ka shumë prej qytetarëve që janë të varfër, por krenar në punën dhe në jetën e tyre, dhe unë dua t’u kthej dinjitetin, për të mos qënë pjesë e një dëshpërimi për mbijetesë. Të mos jenë pjesë e dëshpërimit pa zgjidhje të fatkeqsive të tyre shëndetësore, si fizike ashtu edhe mendore, dhe të tjera të ngjashme. Për të mos qënë pjesë e papunësisë duke varur shpresat e tyre vetëm nga ngjyrat partiake, por të jenë pjesë e një strategjie kombëtare për punësimin”, vijoi ajo më tej, ndërsa rrëfen për CNA.al se dëshiron të hapë një zyrë në Korçë, për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe për të qenë sa më pranë tyre.

LEXO EDHE:  Raporti i FMN/ Kryemadhi: Ekonomia në krizë, qeveria kapet pas fijes së barit

Në gjithë këto vite profesionale, kam treguar integritet në detyrat që kam kryer me veten dhe me të tjerët. Kam punuar fort dhe ndjehem mirë nën lëkurën time për arritjet e realizuara. Por nuk ndjehem mirë në vendin tim nëse vazhdojnë forcat e mëdha të politikës të bëjnë rotacion mes tyre duke me vjedhur dhe dhunuar çdo ditë. Duke me shtypur ditë pas dite krenarinë për të qënë shqiptare. Duke me treguar se unë jam pronë e një politike të shkuar keq. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, partitë e mëdha nuk mund të jenë më zgjidhja. Koha e tyre ka skaduar, jo vetëm prej kohës që ka kaluar, por prej një ideologjie të shtrembër që nuk frymëzon më askënd.

Madje, këto kohë ka filluar t’i ngjasojë më shumë frymës totalitare. E thënë kështu, duket se po bëjmë hapa mbrapa. Premtimi im i radhës, lidhet me synimin e marrjes së zërit të qytetarëve korçarë në çdo cep të qarkut, duke e çuar atë me vendosshmëri në Parlament. Synoj të jem deputete e pupullit dhe jo e partisë. Dua të ndjek modelet që më frymëzuar prej vitesh, ato demokratike dhe evropiane, sikurse gjënden në vëndet më të zhvilluara të europës qëndrore siç është Franca. Ndoshta do të jem e para deputete që angazhohem publikisht për të hapur zyrën e deputetit në Korçë me shpenzimet e po këtij mandati, ku do të ketë një vazhdimësi gjatë gjithë periudhës së mandatit, e një staf që do të mbledhë të gjithë problemet e banorëve.

Çdo javë do të ketë takim me banorët, me deputetin e tyre, pa qenë e nevojshme të shkëputet deputeti i Parlamentit nga deputeti i popullit. Unë jam edukuar dhe zhvilluar për të ofruar mbështetje në profesionin tim, dhe këtë do të vazhdoj ta kryej edhe në detyrën time të re. Për mua të dëgjoj qytetarët mbi vështirësitë që kanë dhe t’i ofrojë mbështetje realiste, është realizimi i një misioni personal: të jem sa më pranë njerëzve në nevojë”, nënvizoi Denata Toçe./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se hapja e kutive të Beratit ka faktuar masakrën zgjedhore, siç e quan ai 25 prillin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se janë evidentuar me dhjetëra raste të votimit të dyfishtë. Ndërkohë, sipas tij, KQZ ka futur duart në kutitë e materialeve zgjedhore.

Regimi i plotë:

Hapja e kutive te Beratit i nxjerr bojen totalisht masakres zgjedhore te 25 prillit!

Dhjetëra raste te votimit te shumefishte!

19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.

Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin

Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!

Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Fatbardh Kadilli i cili është vetëshpallur për të marrë drejtimin e PD, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemoratit Basha, ku tha se shpresa që ai ngjallte të shqiptarët vlente sa një thes miell, ndaj dhe qytetaret nuk e besuan.

I ftuar në Report tv, ai tha se Basha e ka djegur mundësinë e tij për të kandiduar sërish, ndërsa përmendi dhe kauzat që ai ka lënë në mes, që sipas tij e bëjnë të pabesueshëm për qytetarët.

Një politikan nuk ka çfarë të provojë më se provoi dy herë dhe dështoi. E ka mbyllur ciklin e tij politik.

Basha e ka djegur mundësinë e kandidimit në aspektin moral. Njerëzit ishin mësuar se 8 mandate dhe ndërron pushtetin.

Ky vend ka nevojë për njerëz që nuk lënë kauza në mes, që nuk i braktisin, nuk shpikin kauz për të forcuar veten.

Pse nuk e besuan njerëzit Lulzim Bashën, ishte i pabesueshëm, sepse një kauz e lënë përgjysme i jep një shembull të keq qytetarit.

Qytetarët e shëkmëbyen Lulzim Bsshën me një thes me miell, spese shpresa e Lulzim Bashës sa një thes miell vlente”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jemin Gjana “merr në mbrojtje” Bashën/ Në statutin e PD-së nuk është parashikuar dorëheqja

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në datën 13 qershor. Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme nga Këshilli Kombëtar dhe Karyesia, ku në garë deri tani janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Ajo që bie në sy është se kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së u zgjodh Jemin Gjana. Ky i fundit, në një dalje për mediat nga selia blu ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën, duke deklaruar se në statutin e PD-së nuk është e parashikuar dorëheqja.

Do ia paraqesim pastaj kryesisë së partisë të dielën që do të mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë bashkë me kandidaturat modelin që do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t’u miratuar”, tha Gjana.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 shkurt 2021

LEXO EDHE:  Betejë e fortë në Dibër/ PD dhe PS me rezultat të ngushtë

Ditën e sotme grupi ‘Për PD-në’ reagoi në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike duke thënë se komisioni zgjedhor u ngrit në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sipas Grupit “Për PD” nuk do të ketë zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep fillimisht dorëheqjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE