Luçiano Boçi “plas bombën”/ Ja sa blihet një votë në Elbasan, Durrës dhe Lezhë
Shit-blerja e votës është kthyer në një fenome shqetësues pë...
Qarku i Kukësit nxjerr tre deputetë, ndërsa në vendet e para, dy partitë e mëdha, PS dhe PD kanë vënë secila kandidatë nga bota e biznesit. Njihuni me kandidatët dhe situatën zgjedhore në qarkun Kukës.
Afro 84 mijë banorë të qarkut Kukës kanë të drejtë vote më 25 prill, në atë që shpesh konsiderohet si gara më me pak surpriza të pritshme. Në këtë qark zgjidhen 3 deputetë dhe historikisht, PD ka marrë shumicën.
Megjithatë, Partia Socialiste ka shpallur dëshirën që të fitojë dy mandate në këtë qark, ndërsa përmbysja e rezultatit duket e vështirë, por jo e pamundur; nëse merr parasysh se avantazhi i demokratëve është ngushtuar gjatë tre zgjedhjeve parlamentare të shkuara dhe se socialistët aktualisht kontrollojnë për herë të parë të tre bashkitë e qarkut.
Qarku i Kukësit është gjithashtu zona ku gjatë viteve të fundit ka pasur ndryshime të konsiderueshme demografike, emigrim masiv apo tentativë për emigrim nga një pjesë e popullsisë.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste garon me Gerta Durakun, 37 vjeç, e bija e Shyqyri Durakut, biznesmen në fushën e naftës prej viteve ?90, e cila ka studiuar ekonomi dhe në karrierën e saj profesionale ka punuar si administratore apo anëtare bordi në disa nga bizneset e të atit. Shyqyri Duraku është gjithashtu një ish-deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur me balotazh në vitin 2001 në Kukës.
Gerta Duraku ka lindur në Kukës, por ka banuar në Tiranë së paku që nga viti 1999 ku jeton edhe sot. Ajo vetë është aksionere e një kompanie ?pikë karburanti? me pakicë të quajtur Drini Petrol sh.p.k, ndërsa babai i saj rezulton pronar i disa kompanive, EURODRINI ? DP, Vila Duraku, ColJoy Technology, Linza Resort e të tjera.
Gerta Duraku është e para në listën e socialistëve.
Demokratët kanë vendosur gjithashtu një biznesmen në vend të parë, Flamur Hoxhën, 53 vjeç, i cili njësoj si Duraku, ka lindur në Kukës, por jeton në Tiranë.
Sipas CV-së së tij, ai ka qenë anëtar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Durrës që nga viti 1991 dhe kandidat për deputet në zonën Kamëz-Paskuqan në vitin 2017. Hoxha është pronar i kompanive KLER të prodhimit fason si dhe i kompanisë së ndërtimit FB-ART.
Fabrika e tij është e profilizuar në prodhim këmishash për eksport. Ai është larguar nga administrimi i kompanisë në vitin 2007 dhe kompania është sot është nën pronësinë 100% të Ermira Hoxhës.
Ndryshe nga dy partitë e mëdha, të cilët kanë gjetur biznesmenë të fuqishëm për t?i bërë përfaqësues të Kukësit në Kuvendin e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kandiduar të parin në listë 26 vjeçarin Erblin Bulica, [link CV], i cili ka lindur dhe banon në Kolesjan Kukës.
Në vend të dytë në listë, Partia Demokratike ka vendosur kandidatin Isuf Çelaj, i cili gjithashtu jeton në Tiranë, ndërsa ka lindur në Tropojë. Çelaj, 57 vjeç, është diplomuar për veterinari dhe për drejtësi (me korrespondencë), dhe aktualisht është i punësuar si menaxher në kompaninë Gener 2. Ai ka punuar më herët si drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe në kompani private dhe u zgjodh deputet i PD-së në Kukës në vitin 2017. Ai dha dorëheqjen nga mandati më 2019.
Edhe Partia Socialiste ka vendosur në vend të dytë një banor tjetër të Tiranës. Petrit Malaj, 60 vjeç, aktor dhe profesor në Akademinë e Arteve, kërkon mandatin e dytë për Partinë Socialiste në Tropojë.
Në vendet e treta, të dy partitë kryesore kanë vendosur dy hasjanë, të vetmit kandidatë në këto lista që jetojnë aktualisht në qarkun Kukës. Halim Dauti, i lindur në vitin 1989, është i Partisë Socialiste. Ai nuk ka publikuar CV në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ka shënuar se në vitin 2013 është përzënë nga Mbretëria e Bashkuar si emigrant i paligjshëm.
Edhe kandidatja Shyrete Koka e Partisë Demokratike është banuese e Hasit. Ajo punon si analiste të dhënash në OSHEE ndërsa si shumë shqiptarë të tjerë tentoi të kërkonte azil në Gjermani në vitin 2015.
Në zgjedhjet e vitit 2017 në Kukës morën pjesë në zgjedhje 53% e votuesve, të cilët i dhanë një fitore të pastër Partisë Demokratike me 47% të votave, ndërsa PS mori 44% dhe LSI, 7%. Partia Socialiste pësoi një rritje të fortë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin./BIRN
Shit-blerja e votës është kthyer në një fenome shqetësues pë...
Shefja e OSBE ODIHR-it, Urszula Gaçek ka komentuar në lidhje...
Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takim ...
Kur na ndajnë edhe 13 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamen...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin Taulant...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Elbasan ...
Kandidatja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur për ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha fushatën elektorale ...
Kryeministri Edi Rama në vijim të fushatës elektorale të 25 ...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbroj...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Zbardhen kërkesat e kryetarit të PD, Lulzim Basha për degët ...
Në një kohë kur na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar kreu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të fu...
Kompania Johnson&Johnson ka filluar shpërndarjen e vaksinave...
Tashmë nuk janë më çudi gafat që e shoqërojnë gjithmonë kreu...
Presidenti Ilir Meta, prej disa ditësh e ka dërguar Presiden...
Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për gazetarët nga Po...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në vijim të fushatës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...