LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtrimi i radhës/ Basha rikthehet te Teatri dhe firmos kontratën

9 Prill 2021, 12:43, Politikë CNA
Mashtrimi i radhës/ Basha rikthehet te Teatri dhe firmos kontratën

Kreu i PD, Lulzim Basha është kthyer sot para hapësirës ku ka qenë Teatri Kombëtar.

Mësohet se Basha ka shkuar për të firmosur para Robert Budinës se do ta ndërtojë siç ishte Teatrin Kombëtar. Kjo është një tallje nga ana e Bashës pasi para një dy vjetësh, ai firmosi një tjetër deklaratë, brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar

Atëhere Basha firmosi zotimin, se nuk do të lejonte shëmbjen e Teatrit Kombëtar, por kjo nuk ndodhi.
Pas firmës së sotme, Basha ka thënë se ai ato që firmos, i realizon.

?Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë së qytetit tonë, ky monument i gjallë i brezave të artistëve të kulturës me të vërtetë u shemb pabesisht, përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit, kulturës dhe të opozitës dhe PD që është krenare që ka qenë në krahun tuja.
Por ata që e shembën bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbaroi. Bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shquhem për tone të forta dhe për metafora agresive. Por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit dhe dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe përnatshëm derisa Teatri të ngrihet aty ku ishte dhe siç ishte?, u shpreh Basha.

Kjo është kontrata e radhës që ?nuk pi ujë? dhe që nuk ka asnjë lloj vlere pasi Basha nuk ka përmbushur asnjë nga ato që është zotuar se do i shkonte deri në fund./CNA.al

Lajmet e fundit nga