web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkeli rregullat anti-COVID/ 50 milionë lekë gjobë kandidatit për deputet Debreshi

5 Prill 2021, 12:16, Politikë CNA

Elton Debreshi minator nga Bulqiza, i cili është kandidat i pavarur në qarkun e Dibrës është gjobitur më 50 milionë lekë lekë të vjetra për shkelje të masave anti-COVID.

Në një postim në rrjetet sociale shton se PD nuk po gjobitet dhe kjo tregon se të gjitha partitë janë bashkë dhe se kjo copë letër siç quan ai gjobën, do të hyjë në historinë e trupit të kësaj qeveria.

?50 MILIONE LEKE GJOBE! Sot komisariati i Bulqizës me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja për shkak te tubimit te datës 26 mars. Për shkak te vendimit te Gjykatës Kushtetuese dhe mos botimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshëm.

Autori i vërtete i kësaj gjobe është Edi Rama. Ai dhe partitë e tjera kane frike nga mbështetja e madhe qe po marrim ne çdo fshat dhe qytet te Dibrës..

Fakti qe për te njëjtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partitë janë bashke. Dje ishin bashke kundër grevës dhe protestave tona, sot janë bashke kundër kandidatit te një minatori.

Mua nuk me frikëson një gjobe. Nuk frikëson as mijëra minatorët dhe qytetaret qe po na japin besën kudo. Kjo cope letër do te hyje ne historinë e turpit te kësaj qeverie.?- shkruan Debreshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga