web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po festonte Pashkët me familjen/ Arrestohet bosi i madh i mafias italiane

5 Prill 2021, 12:07, Politikë CNA

Policia italiane ka arrestuar një prej bosëve më të mëdhenj të drogës përtej Adriatikut, Giuseppe Calvaruso, i cilësuar si kreu i rrethit mafioz ?Pagliarelli?.

Calvaruso, kohët e fundit ishte zhvendosur për të jetuar në Brazil, e ishte kthyer në qytet për pushime. Ai është arrestuar nga policia gjatë darkës së Pashkëve teksa ishte me familjen duke festuar.

Gjatë operacionit në provincën e Brevis, policia ka arrestuar, Giovanni Caruso, 50 vjeç, Silvestre Maniscalco, 41 vjeç, Francesco Paolo Bagnasco, 44 vjeç, Giovanni Spanò, 59 vjeç.

Urdhër-arrestet u lëshua nga prokurorët Federica La Chioma dhe Dario Scaletta, koordinuar nga zëvendësprokurori Salvatore De Luca nga Drejtoria Anti-Mafia e Palermos.

Për karabinierët, Calvaruso do të bëhej regjent i ?rrethit? mafioz pasi dy vjet më parë, shefi i tij Settimo Mineo përfundoi në burg./CNA.al





Lajmet e fundit nga