web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta dekoron “Pleqtë e Krujës”/ “Të mbrojmë trashëgiminë tonë”

5 Prill 2021, 15:13, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme qytetin e Krujës ku ka treguar vlerat e këtij vendi të lashtë.

Meta gjithashtu ka dekoruar me titullin ?Mjeshtër i Madh?, grupin e Pleqëve të Krujës për kontibutin që ata kanë dhënë në ruajtjen e këngës popullore.

?Në Krujën e shenjtë për çdo shqiptar, ku historia, tradita, vlerat kombëtare,  patriotizmi dhe krenaria shpalosen pranë njëra-tjetrës dhe ku kështjella e pamposhtur e Gjergj Kastrioti Skënderbeut spikat si dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar dhe europian, pata kënaqësinë të vlerësoj sot një buqetë të shquar personalitetesh të artit dhe të kulturës së kësaj treve.

Për kontributin e madh të dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane, çmova me Titullin ?Mjeshtër i Madh?, grupin karakteristik  “Pleqtë e Krujës”, që me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë tonë të pasur kulturore e shpirtërore.

Vlerësova gjithashtu studiuesin e krijuesin e talentuar Mehmet Nallbani, si dhe dy kontributorët e palodhur për nxitjen e turizmit në këtë trevë, Dragush Gega dhe Bujar Bardhi?, ka shkruar Meta.

Ndër të tjera presidenti bëri thirrje që këtë trashëgimi tonën ta mbrojmë dhe ta promovojmë në shërbim të identitetit tonë kombëtar.

“Është tepër e rëndësishme, që trashëgiminë tonë të pasur shekullore në çdo fushë, ta mbrojmë dhe ta promovojmë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar, zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe prosperitetit të qytetarëve tanë, për të qenë krenarë, që janë shqiptarë”, shtoi Meta. / CNA.al

 





Lajmet e fundit nga