web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Si sherret kush do hip në autobus"/ Rama flet për sigurimin e vaksinave 

3 Prill 2021, 16:18, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është shprehur se sigurimi i vaksinës ka qenë një luftë mes shtetesh, kush ta sigurojë më parë, ndërsa shton se Shqipëriua u la në harresë nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për emisionin ?Kjo javë? në News24, Rama tha se rruga për të shkuar tek vaksina ruse dhe ajo kineze u mundësua falë partnerëve.

?E para ka qenë një proces dinamik nga pikëpamja e përpjekjeve, realisht si sherret për të hypur në autobus kështu kanë qenë shtetet për të marrë autobuzin e vaksinës. Ne nuk jemi Gjermania, Franca, jemi një vend jo i fuqishëm, gjendemi në zemër të Europës dhe ende nuk jemi integruar në trup të saj.
Ne u gjendëm të rrethuar me mur dhe BE nuk na bëri pjesë të vaksinimi, për ne ishte një aventurë ne jemi nga 2 vendet që ka filluar vaksinimin masiv në Ballkanin Perëndimor Siguruam Pfizer ishim optimist duke ndjekur linjën me BE mirëpo kjo nuk ishte e mundur pasi nuk ka vaksina mjaftueshëm dhe vendet e BE po mendonin për vete. Rruga për të shkuar drejt vaksinave kineze dhe ruse ka qenë nëpëmjet partnerëve të tjerë?– tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga