web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një tjetër talent shqiptar që merr jehonën në Greqi, Aleksandër Robi firmos te Panathinaikos

3 Prill 2021, 08:43, Sport CNA

Një tjetër talent shqiptar ka bërë jehonë në mediat greke. Këtë herë nuk flitet për Mitajn, Bullarin apo Andrea Ndojin. Aleksandër Robi ka firmosur kontratën e parë profesioniste dhe firma është hedhur te ekipi A i Panathianikosit.

Në ekipin e njohur grek, Robi do të jetë pjesë deri në 2024 dhe kjo tregon qartësisht besimin e drejtuesëve të klubit për lojtarin që ishte pjesë e moshave U-17 dhe U-19. Ky futbollist luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, por njëkohësisht duke u përdorur edhe si mesfushor shkatërrues.

Drejtori teknik Pierre Dreossi e ka thirrur menjëherë për të firmosur kontratën profesioniste, duke e lumturuar djaloshin e datëlindjes 2002. Sa i përket pjesës së Kombëtares, Aleksandër Robi është i kontaktuar nga ana e Greqisë.





Lajmet e fundit nga