web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana fiton gjyqin me klubin shqiptar, merr 100 mijë euro për lojtarin

3 Prill 2021, 08:19, Sport CNA

Tirana ka fituar gjyqin me Struga Trim&Lum për lojtarin Klinsman Cake. Plot 100 mijë euro detyrohet skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut për të derdhur në arkat e bardhebluve. E gjithë shuma vjen për periudhën e formimit të lojtarit, me mbrojtësin 21 vjeçar që është produkt i akademisë së kampionëve të vendit.

Lojtari u largua nga Shqipëria në 2019, teksa kishte zhvilluar dy sezone me Tiranën. Tanimë bardheblutë kanë përfituar nga rritja e lojtarit në akademinë e tyre, me Strugën që ka humbur gjyqin duke u detyruar të paguajë plot 100 mijë euro.

Pas humbjes së gjyqit me Cisse, Tirana ka marrë masa që të hulumtojë edhe lojtarët e akademisë që mund të sjellin të ardhura. Klinsman Cake në dy sezonet në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar 40 ndeshje, duke shënuar katër gola.





Lajmet e fundit nga