Edi Reja jep lajmin: Do vaksinohem pas dy ditësh
Trajneri i Shqipërisë, Reja, ka dhënë intervistë për mediat ...
Xhani De Biazi është një tjetër shqiptar që preket nga vendimi për të dorëzuar pasaportën diplomatike brenda datës 1 qershor. Italiani ishte trajneri i Shqipërisë në ?Euro 2016? dhe pas kualifikimit historik, u pajis edhe ai së bashku me skuadrën me pasaportë diplomatike.
Kërkesa e fundit e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të dorëzuar dokumentin brenda datës 1 qershor 2021 e ka kapur në befasi dhe ai nuk e fsheh trishtimin për situatën e krijuar së fundmi.
?Më duket absurde. Pasaporta ime diplomatike skadon në vitin 2026, pse duhet ta dorëzoj 5 vite më parë??, thotë ai ekskluzivisht për ?Panorama Sport?. Më tej ka folur edhe për situatën e tij në krye të skuadrës së Azerbajxhanit dhe për rezultatet e fundit të Shqipërisë.
Mister, a e dini që duhet të dorëzoni pasaportën diplomatike që keni marrë në vitin 2016 në Shqipëri?
Jo, nuk e di. Më duket e çuditshme. Absurde madje. Nuk shoh asnjë motiv për ta bërë këtë.
Një shkresë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ka mbërritur në zyrat e FSHF-së dhe kërkohet që të dorëzohen pasaportat diplomatike brenda datës 1 qershor 2021, pasi mbaron vlefshmëria e tyre?
Më habit kjo gjë. Së pari duhet të saktësoj se unë nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar. Thjesht jam informuar nga mediat. Nëse do të ndodhte vërtet kështu, pa dyshim që ndiej keqardhje dhe jam i surprizuar me një vendim të tillë.
Pse ju vjen keq?
Shikoni, dhënia e atij dokumenti (pasaporta diplomatike) është një shenjë mirënjohjeje apo vlerësim i shtetit kundrejt shtetasve të tij. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, as nuk ia kam njollosur kurrë imazhin e Shqipërisë diku, përkundrazi mendoj se kam punuar mirë për sa kohë isha aty dhe kam folur vetëm mirë për Shqipërinë sa herë që më është dhënë rasti. Kam vepruar kështu sepse këtë kam ndier, vetëm dashuri, respekt dhe mirënjohje nga Shqipëria dhe shqiptarët. Por, nëse tani më kërkojnë që ta kthej mbrapsht atë dokument, natyrisht që më lë një shije të hidhur. Nuk gjej motiv. Pse duhet ta kthej mbrapsht pasaportën diplomatike kur ajo skadon pas 5 vitesh? Më duket pa kuptim?
Nëse ju vjen zyrtarisht njoftimi, çfarë do të bëni?
Do të kërkoj shpjegime patjetër. Është një gjë që më bezdis shumë, sepse e konsideroj si një mirënjohje atë veprim dhe tani befas ma kërkojnë mbrapsht. Unë nuk i kam bërë asnjë dëm dhe asnjë të keqe Shqipërisë pasi mbarova kontratën e punës aty. Atëherë i bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut? që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe? Më thoni pak, a ka kuptim kjo??
Ministrja ka shpjeguar se bëhet fjalë vetëm për afatin e vlefshmërisë, porse statusi i fituar në atë Europian nuk do të preket, duke lënë të kuptohet se pasaporta mund të rinovohet?
Po jua përsëris edhe një herë: pasaporta ime diplomatike skadon në vitin 2026. Zakonisht ky lloj dokumenti kërkohet t?u rikthehet mbrapsht autoriteteve shtetërore kur personi që e disponon ka kryer shkelje ligjore apo ka njollosur imazhin e vendit të tij me veprime të ndryshme. Unë nuk kam bërë asnjë nga këto. Deri tani nuk kam asnjë njoftim, por nëse do të më kërkojnë vërtetë të dorëzoj pasaportën që më skadon pas 5 vitesh, pa dyshim që do të kërkoj shpjegime.
Si ju është dukur Kombëtarja shqiptare në këto tri ndeshjet e para kualifikuese?
Jam përpjekur të informohem sa mundem. Kanë fituar 2 ndeshje dhe kanë humbur me Anglinë. Mendoj që është brenda normales gjithçka. Megjithatë, gjithnjë ka vend për përmirësim në çdo skuadër sepse e mira nuk ka fund. Shqipëria ka lojtarë cilësorë dhe një trajner që po përpiqet të bëjnë gjëra të rëndësishme. Shpresoj që të kenë fat dhe të ngjiten sa më lart.
Me Azerbajxhanin keni koleksionuar disa humbje së fundmi. Është çështje fati apo edhe potenciali?
Pak nga të gjitha do të thosha. E kam shprehur publikisht se Azerbajxhani nuk e ka mundësinë që të marrë lojtarë të formuar në kampionate të forta si Shqipëria dhe kjo ka pa dyshim goxha peshë. Së dyti, grupi është realisht shumë i fortë sepse me Portugalinë dhe Serbinë, nuk është asnjëherë e lehtë. Së treti, edhe fati na ka munguar, pasi Portugalia na mundi me një autogol, ndërsa me Serbinë u thyem vetëm në fund të takimit. Megjithatë, unë shoh progres, është një skuadër që përpiqet vazhdimisht të përmirësohet dhe kemi besim për të ardhmen.
Trajneri i Shqipërisë, Reja, ka dhënë intervistë për mediat ...
Sulejman Starova e ka cilësuar si shumë pozitiv shortin që k...
Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë ka vënë Vllaz...
shtë hedhur pak minuta më parë shorti i Kupës së Shqipërisë ...
Alesio Romanjoli dhe Davide Kalabria janë të vetmi futbollis...
Fredi Guarin, dikur një nga emrat më të njohur të futbollit ...
Tashmë që kombëtarja shqiptare e futbollit mbylli angazhimet...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur të sigurojë 2 fi...
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për faz...
Data e 1 prillit njihet botërisht si “Dita e Gënjeshtrave”, ...
Futbollistët e klubit Ferizaj në Kosovë kanë vendosur të boj...
Ish-futbollsiti i Interit, Fredi Guarin, është përfshirë dit...
Joakim Lëv ka bërë të ditur se do të largohet nga drejtimi i...
Shqipëria mori gjashtë pikë në tre ndeshjet e para kualifiku...
Trajneri i kombëtares gjermane e komentoi kështu dështimi e ...
Disfata e Gjermanisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e dj...
Mario Mitaj luajti dje ndeshjen e tij të parë me Kombëtaren ...
Skënderbeu po kërkon maksimumin në javët e mbetura dhe gjith...
Në mbledhjen e bordit të Federatës Europiane të peshëngritje...
Pas arritjes së historisë kun Shqipëria arriti të kualifikoh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...