Connect with Us

Fakte dhe shifra/ Si i griu LSI votat nga PS dhe PD

Politikë

Fakte dhe shifra/ Si i griu LSI votat nga PS dhe PD

Publikuar

-

LSI është forca politike, e cila lindi nga korrupsioni i pushtetit dhe u rrit me korrupsionin e pushteteve. Një forcë politike e dalë nga përplasja e Ilir Metës me Fatos Nanon në vitin 2004, për pushtet dhe para, sot është kthyer në kancerin e politikës shqiptare.

Faktet dhe shifrat flasin vetë sesi Ilir Meta, një i ri nga Skrapari, pa asnjë pasuri u bë miliarder dhe sot gëzon luksin e pushtetit të tij në qeverinë e PS si kryeministër, më pas në Qeveri me PD, dhe më tej me socialistët e Edi Ramës duke sjellë Rilindjen në pushtet.

Ilir Meta e filloi në 2005 me kandidatët e pavarur duke nxjerë socialistët në opozitë, më pas në 2009 ai futet në garë me koalicionin Aleanca socialiste për Integrim, ku LSI merr 73 mijë vota dhe total koalicioni merr 84 mijë vota dhe 4 mandate, ku vetë Ilir Meta zgjidhet deputet në Tiranë.

Rezultatet 2009
Rezultatet 2009

LSI futet në qeveri me Sali Berishën duke grryer pushtetin e ish-Kryeministrit që kishte filluar me reforma dhe zhvillim të fortë ekonomik. Merr më shumë se 20% të pushtetit dhe në 1 prill 2013 pas një darke të gjatë më ngjala shkon në shtratin e Edi Ramës.

Qeverisja 4 vjeçare me LSI do të ishte edhe gropa elektorale e demokratëve. Ilir Meta e çon LSI në vitin 2013, në 180 mijë vota dhe siguron nga formula elektorale 16 mandate, duke rritur numrin e tyre me 4 herë dhe votat më shumë se 2 herë.

Rezultatet 2013
Rezultatet 2013

Nga ana tjetër demokratët e Berishës shkuan 530 mijë vota një rënie gati 90 mijë vota e cila duket e reflektuar si rritje e LSI. Meta bëhet kryetar Kuvendi e më pas President me votat e Rilindjes. Në 2017 emëron Petrit Vasilin kryetar por fushatën e drejton vetë.

Në zgjedhjet e 4 viteve më parë, 2017 LSI rritet sërish dhe sërish në kurrizin e PD të cilët vazhdojnë tkurrjen e tyre me gati 230 mijë vota.

Rezultatet 2017
Rezultatet 2017

Meta siguron 225 mijë vota dhe 19 mandate një rritje që askush nuk e priste, por marrveshja Rama – Basha e sakatoi kreun e Republikës së Re, i cili shkaktoi një katastrofë elektorale me lista klienteliste duke shitur mandate deputetësh.

Të treja rezultatet në tre palë zgjedhje tregojnë një fakt rritje të LSI. Në dy raste LSI ka qenë në pushtet, në 2013 ishte në qeverisje me PD dhe kishte lëshuar tentakulat e saj kudo, dhe në vitin 2017 shkonte në zgjedhje në pushtet me PS pasi kishte zgjeruar hapësirat e saj në pushtet me ministri apo punësime në administratë.

LSI në shtratin e saj normal të votave është tek rezultati i vitit 2009, ku ka 74 mijë vota, rritja tjetër është nga fakti se kjo forcë perseptohej si partia që bën shumicën dhe sjell një nga të mëdhatë në pushtet. Koha ka treguar këto fakte dhe rritjen e LSI në kurriz të PD kryesisht por edhe PS.

LEXO EDHE:  “Puç institucional”/ Skënder Gjinushi thumbon Metën: Ka marrë avokat Fugën

Të PD pasi kjo forcë në dy palë zgjedhjet e fundit ka njohur gati përgjysmim, ndërsa PS ka ruajtur stabilitet votash, ndërsa LSI është zgjeruar më tej në elektorat.

Por brenda LSI ka një trupë të majtë elektorale e cila u forma fillimisht si ekstrem i së majtës, si fyryrë komuniste e saj. Por më pas lëvizi më tej duke mos pasur profil politik të qartë por e kthjellët ishte vetëm fakti se LSI donte pushtet, punësime dhe para.

Detajet dhe shifrat e tre zgjedhjeve e tregojnë qartë se LSI është zgjerurar mbi kurrizin e dy partive kryesore duke gryer pushtetin e PD dhe PS, të cilave ju ka marrë edhe elektorat kryesisht interesash pushteti dhe punësishmesh që vijnë jo vetëm nga varfëria por edhe pazaret e biznesit dhe blerja e votës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha e quajti ikonë të krimit/ KLP shtyn vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha javën e kaluar ka shpërthyer në akuza ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj duke e quajtur ikonë të krimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu vendimin për qëndrimin publik në mbledhjen tjetër.

Me 7 vota pro dhe 4 kundër, u vendos që qëndrimi të mbahet në mbledhjen tjetër. 50 prokurorë kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të Imerajt për akuzat që Basha i drejtoi gjatë emisionit “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilluai sot, më 14.04.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line, në praninë e të gjithë anëtarëve të tij si dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me shtatë vota pro dhe katër kundër ( z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka ), Këshilli  vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale, të cilat lidhen kryesisht me administrimin nga ana e anëtareve të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së Drejtueses Imeraj.

Ndërkohë, me shumicë votash, Këshilli vendosi rrëzimin e propozimit për anullimin e Vendimit Nr.92, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për shpalljen e pozicionit vakant Nr. 3, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shpallur me vendimin Nr. 329, datë 29.12.2020 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli vendosi miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit të znj. Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si eksperte/lektore në dy trajnime (gjatë muajit prill), me kusht që (veprimtaria jashtë funksionit) të mos ushtrohet më shumë se dy orë, gjatë orarit të punës.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi tre caktime të përkohshme:

Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të z. Gjon Fusha;

Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj. Ollga Visi;

Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj. Irena Çunoti.

Në vijim, Këshilli miratoi me shumicë votash raportet për vlerësimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit: z. Arben Sharra, znj. Riselda Fishta, z. Gentian Stoja dhe z. Hektor Mushi. Një kopje e këtyre raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit“, thuhet në njoftimin e KLP-së/CNA.al

E quajti ikonë të krimit/ Elisabeta Imeraj kërkon “ndëshkimin” e Bashës

“Me dosje në Prokurori”/ Elisabeta Imeraj “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE