LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama zbërthen plan veprimin e PS/ Çfarë do të ndodhë me pagat dhe tatim fitimin

1 Prill 2021, 19:44, Politikë CNA
Rama zbërthen plan veprimin e PS/ Çfarë do të ndodhë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për planin e veprimit të qeverisë së tij në mandatin e tretë.

Rama është ndalur tek pagat për të cilat tha se, në fillim të vitit tjetër, të gjithë ata që kanë pagë deri në 400 mijë lekë të vjetra, nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin.

?Ne kemi një plan veprimi 2021-2025. Plani i veprimit i ka shumë të qarta se ç?do bëjë. Ne nuk themi do ulim taksat sepse ne e kemi ber zero taksën për bizneisn e vogël. Ajo që ne themi është se me Partinë Socialiste këto do të rrinë zero, ky është kaluklim. Në 1 janar të vitit tjetër të gjithë ata që kanë një pagë deri në 400 mijë nuk do paguajnë tatim mbi të ardhurat, do e kënë zero?, u shpreh Rama.

Ai theksoi se paga minimale, do të shkojë deri në 400 mijë lekë të vjetra.

?Paga minimale sot është 300 mijë lekë, do shkojë duke u rritur, është më letra e llogari, nuk është premtim. Do rritet çdo vit e deri në fund të mandatit do jetë 380 deri në 400, mijë lekë sepse ne bëjmë kalkulime?, u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga