web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është shitur te kryeministri për 13 milion euro”/ Topalli tregon pse Basha nuk meriton votën e shqiptarëve

1 Prill 2021, 19:25, Politikë CNA

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli doli kundër drejtimit të opozitës nga Lulzim Basha, duke deklaruar se ai nuk mund të kërkojë votëbesimin e shqiptarëve kur i braktisi ata nga përfaqësimi në Parlament dhe pushteti vendor.

Në një intervistë tek ?Të Paekspozuarit?, Topalli tha se admiron kreun e opozitës ruse, i cili dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje.

Sipas drejtueses së Lëvizjes, faktet janë fakte dhe Basha ka vërtetuar që është shitur të Rama për 13 milionë euro dhe ka arritur të bëjë pallate që në mandatin e parë si ministër.

?Unë admiroj kryetarin e opozitës ruse, jo atë që dorëzon pushtetin vendor, braktis Parlamentin dhe bën pazare me kryeministrin.

Imagjino tu japësh votën atyre që dogjën mandate dhe t?i braktisin prap.

Vendit i duhet një person që nuk shitet te kryeministri për 13 milionë euro. Është i vetmi ministër që ka bërë pallate mandatin e parë. Isha  në Vlorë edhe ditët e fundit dhe po ta krahasosh me Durrësin që është i mbushur me pallate brenda mandatit të parë.

Opozita në Itali është e përbërë nga 4 apo 5 forca politike”, tha Topalli./CNA.al





Lajmet e fundit nga