web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e nesërme

1 Prill 2021, 17:24, Sociale CNA

Dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët në veriperëndm të vendit dhe përgjatë relieveve malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era parashikohet të jetë kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 5°C deri në 19°C

zonat e ulëta 6°C deri në 21°C

zonat bregdetare 9°C deri në 20°C./ CNA.al





Lajmet e fundit nga