web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja e Gjermanisë nga Maqedonia dhe grupi i çmendur

1 Prill 2021, 06:46, Sport CNA

Nëse në të gjitha grupet mund të kemi një përfytyrim të dy ekipeve të para që do të marrin biletën për në Botëror, në grupin J po ndodhin surpriza jashtë imagjinatës. Armenia mori fitoren e tretë radhazi dhe kryeson grupin me 9 pikë pasi mposhti Rumaninë. Ndërkohë surprizën më të madhe e arriti Maqedonia e Veriut pasi fitoi në shifrat 1-2 kundër Gjermanisë, ndërsa në shumë media të njohura në Europë është komentuar thjeshtë: ?Fundi i botës erdhi?.

Nuk kishte ndodhur që nga vitit 2001 që Gjermania të humbiste një ndeshje për kualifikueset e Botërorit. E kjo erdhi ndaj Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja e cila u kualifikua së fundmi për herë të parë në Europian dhe ndodhet në vendin e 65 në renditjen totale të FIFA-s. Në një grup ku Armenia, Rumania, Maqedonia e Veriut, por edhe Islanda kanë pretendimet e tyre, e vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se Lihtshtejni do të mbajë vendin e fundit.





Lajmet e fundit nga