web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Nuk interesohet fare për topin, Bejli godet keq futbollistin… racist

31 Mars 2021, 16:03, Sport CNA

Uellsi mposhti ditën e djeshme Çekinë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit ?Katar 2022?.

Megjithatë ajo që ka  tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë një episod i Gareth Bejlit dhe mbrojtësit çek, Ondrej Kudela.

Gjatë një dyluftimi në ajër për top, Bejli godet keq me bërryl mbrojtësin kundërshtar. Arbitri nuk e shikon këtë episod dhe sulmuesi i Totenhemit shpëton pa u ndëshkuar, por në kamera shihet qartë gjithçka.

Kudela ka qenë një nga lojtarët më të përfolur pas ndeshjes mes Slavia Pragë dhe Rejnxhërit në Ligën e Europës, pasi u akuzua për fjalë raciste ndaj lojtarit të skuadrës skoceze, Glen Kamara. Thuhet se edhe vetë mbrojtësi çek e kishte pranuar në dhomat e zhveshjes, me shokët e skuadrës se kishte përdorur fjale raciste.

Duke e lidhur me këtë, edhe komentatori i ndeshjes së djeshme, pas goditjes që Bejli i dha Kudelës, u shpreh: ?Njerëzit nuk do të jenë shumë të mërzitur, teksa po e shikojnë këtë episod?.

 

 

 





Lajmet e fundit nga