web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eleminatoret e Botërorit/ Belgjika dhe Holanda bëjnë goleada, Turqisë i ndodh e papritura

30 Mars 2021, 21:04, Sport CNA

Janë mbyllur 8 ndeshjet e fundit të ditës së sotme, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit. Janë regjistruar plot 33 gola në 8 ndeshje, ku surpriza vjen nga Turqia.

Këta të fundit kanë marrë një barazim zhgënjyes ndaj Letonisë, teksa ndonëse ishin në avantazh 3-1, në fund janë barazua nga një kundërshtar modest si Letonia.

Fitore me goleada kanë regjistruar Belgjika që mposhti 8-0 Bjellorusinë dhe Holanda që triumfoi 0-7 ndaj Gjibraltarit. Portugalia ka mposhtur 1-3 me përmbysje Luksemburgun, ndërsa Kroacia mposhti 3-0 Maltën. Norvegjia mposhti minimalisht Malin e Zi, teksa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Uellsi ndaj Çekisë.

REZULTATET:

Belgjikë-Bjellorusi 8-0

Batshuaji 14?, Vanaken 17?, 89?, Trosard 38?, 76?, Doku 42?, Praet 49?, Benteke 70?

Kroaci-Maltë  30

Perisiç 62?, Modriç 76?, Brekalo 90?

Gjibraltar-Holandë  0-7

Berghuis 42?, De Jong 55?, Depaj 61?, 88?, Vajnaldum 62?, Malen 64?, Van de Bek 85

Luksemburg-Portugali 1-3

Rodrigez 30?/ Zhota 45+2?, Ronaldo 51?, Palhinja 80?

Mali i Zi-Norvegji 0-1

Sorloth 35?

Sllovaki-Rusi 2-1

Shkrinjar 38?, Mak 74?/ Fernandes 70?

Turqi-Letoni 3-3

Karaman 2?, Çalhanoglu 33?, Jillmaz 52?/ Savalnieks 35?, Uldrikis 58?, Ikaunieks 79

Uells-Çeki 1-0

Xhejms 82?





Lajmet e fundit nga