web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"S'dua lojtarë me mendje te ekipi A", Bushi: Kur të fton kombëtarja nuk duhet të të zejë gjumi

20 Mars 2021, 12:32, Sport CNA

Kombëtarja U21 po përgatitet të nisë përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Europianit të kësaj grupmoshe. Nga data 22 mars deri më datë 30 mars, kuqezinjtë e Alban Bushit do të zhvillojnë edhe dy miqësore, duke qenë se nuk kanë impenjime maksimale. Në konferencë për shtyp ka folur trajneri Alban Bushi, i cili ka theksuar edhe njëherë se lojtarët nuk duhet të mendojnë menjëherë për ekipin A, port ë vlerësojnë edhe U21, ndërkohë shtoi se Shqipërinë e pret një e ardhme e madhe.

?Duke qenë konferenca e parë për këtë edicion, dua të falenderoj FSHF dhe presidentin që më dhanë mundësinë të vazhdoj një edicion tjetër. Është një nder dhe krenari që jam trajner i U21, patjetër edhe përgjegjësi?.

?Nga U21 dhe poshtë është gjithnjë një cikël dhe lojtarët nuk është se janë të gjithë që qëndrojnë, ne jemi munduar të marrim lojtarë më të vegjël që t?i kemi edhe për sezonin e ardhshëm. Kurse, këtë edicion kemi të rinj, na ka ikur pjesa më e madhe është. Boshti i kampionatit shqiptar është me Tiranën, Laçin, Kukësin, janë ekipet që do të mbajnë peshën për këtë edicion. Mendoj se do të kemi një ekip shumë të mirë, janë djem të rinj. Kemi afruar tre lojtarë që vijnë për herë të parë, Bytyçi, Lundrim Et?hemi dhe Saliu. Mendoj se do jenë potencial për ekipin A?.

?Prioritet i kombëtares U21 ëështë ekipi i parë dhe trajneri ku do të ketë nevojë, atëherë lojtarët që do marrë janë nga U21. Por, duhet parë edhe nga kmapionati shqiptar se unë mendoj se ka lojtarë shumë të mirë. Te Partizani, apo Laçi por Reja mendon vetë për edicionet. Mitaj është për t?u pasur në konsideratë derisa luan te AEK e meriton ftesën e kombëtares A. megjithatë, është akoma i vogël dhe mund të kthehet te U21 për të marrë eksperiencë?.

?Këtë sezon kemi prioritet datëlindjen 2000-2001. 2000 është më mirë por ne afrojmë lojtarë edhe 2001. Kemi portierët më të mirë të këtyre moshave. Deri tani e kemi ndryshuar shumë herë listën, portiere Moll ate Bolonja që mendoj se do të jetë një nga portierët kryesorë. Pësoi dëmtim dje dhe u zëvendësua. Nga Anglia dhe Skocia nuk kemi marrë për arsye të pandemisë sepse duhet të bëjnë karantinë në kthim, siç janë Bovra, Pajaziti etj.. I kemi cilësuar me lojtarë nga Superiorja për t?iu dhënë një shans dhe për të parë nëse do e meritojnë të jenë në të ardhmen?.

Ne i kemi sytë te kmapionati shqiptar se ata mbajtën një peshë të madhe, por pandemia ka ndikuar se unë kisha në plan për të marrë katër apo pesë nga Britania, kështu i zëvendësuam. Por, nëse lojtarët nga kampionati shqiptar luajnë mirë atëherë mund t?i zëvendësojnë. Nëse kemi 30 lojtarë të mirë, 23 do të vijnë, por konkurrenca bën mirë. Ata do të jenë në sytë tonë, siç kanë qenë edhe të tjerët që tashmë janë të konfirmuar?.

?Datëlindja 2000 nuk po ka në Europë, ndryshe nga 98-99. Lojtarët që kemi marrë kanë minuta, por cilësorë 2001-2002 ka shumë pak alternative për t?i marrë nga jashtë?.

?Të veshësh fanellën e kombëtares nuk duhet të zejë gjumi, nuk ka rëndësi grupmosha. Lojtarët e Superiores janë më të gatshëm, ndërsa ata që luajnë jashtë në një ekip cilësor duan menjëherë ekipin A. kjo është diçka e gabuar, nga vetë lojtari, nga prindërit dhe menaxheri. Kombëtarja është deri në moshën 35-vjeç, ndërsa U21 është deri në 21 dhe ka kohë për ekipin A. te U21 duhet të marrin minuta dhe eksperiencë për të kaluar në ekipin A. Unë i flas këto gjëra sa herë grumbullohen sepse duhet ta kenë për nder, nuk dua lojtarë që e kanë mendjen te kombëtarja A?.

?Donim dy ndeshje miqësore me ekipe të huaja, por për shkak të pandemisë nuk gjetëm. Ne e kishim të vështirë për të ikur jashtë dhe menduam të luanim një ndeshje me Tiranën, e më pas të gjejmë një lojtar që të na luajë në mbrojtje për të qenë gati kundër Andorrës. Është plus që e njohim Andorrën, kemi dalë 2-2 atje, doli një ekip shumë i mbrojtur. Në pjesën e dytë e rregulluam, por tani jemi të qartë. Nuk do jetë e thjeshtë, por do të fitojmë?.

?Unë ndihem mirë për ekipin U21 të kemi sukses, më bën të ndihem mirë që ka marrë Reja edhe nga U21, por jo vetëm nga të gjithë grupmoshat se këto vijnë zinxhirë. E kam thënë që në të ardhmen Shqipëria do të ketë një ekip shumë të fortë dhe jo vetëm do kualifikohet në Europian, por do kalojnë ture dhe mund të shkojnë në Botëror. Ka lojtarë që luajnë në kampionate të mëdha dhe që kërkohen nga klubet më të mëdha dhe pse most ë mundin rivalë si Anglia apo Danimarka. Nuk ka çudi fare, Broja me Çelsin, Bare në Spanjë pse të mos fitojmë. Do kemi një kombëtare shumë të fortë?.

?Jam shumë optimist se do kualifikoheshim dhe kemi humbur pikë nga eksperienca, edhe unë kam gabuar. Dua ta kem edhe një ndeshje në avantazh dhe t?i menaxhoj minutat e fundit, unë tani kam më shumë eksperiencë. Kualifikimi është i vështirë, por mund të mposhtim çdo kundërshtar hiq Anglinë dhe Francën, ne jemi përballur me Italinë dhe Spanjën dhe mund t?i menaxhosh. Ndërsa Anglia dhe Franca janë të papërballueshme, me të tjerat mund të ndodhë gjithçka?, u shpreh Bushi.





Lajmet e fundit nga