web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Papa shënon sërish, i jep një pikë Botosanit

18 Mars 2021, 19:53, Sport CNA

Enriko Papa vazhdon të jetë vendimtar në Rumani. Ish mesfushori i Tiranës dhe Lushnjës spikati edhe në duelin e fundit mes Astras dhe Botosanit duke shënuar golin e avantazhit provizor në barazimin 1-1 që regjistroi skuadra e tij.

Në minutën e 43-të Papa mori topin në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje shumë të bukur, duke tundur rrjetën, pasi sfera preku fillimisht traversën.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i barazimit nga Astra Giurgiu. Papa në këtë sezon me Botosanin është aktivizuar në 15 ndeshje duke realizuar dhe 3 gola, shifra të mirë këto për një mesfushor.

 





Lajmet e fundit nga