web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Në listat e Nismës Thurje, një i dënuar

17 Mars 2021, 21:15, Politikë CNA

Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur mbi listat e kandidatëve për deputet. Sipas tij në listat e Nismës është edhe një person i dënuar më parë.

Ky kandidat është dënuar për protestën që ka zhvilluar kundër inceneratorëve. Për sa i përket fletës së votimit, Shabani u shpreh se ka kërkuar që të vendosen edhe emrat e kandidatëve.

?Të gjitha fortat e tjera politike janë një rikthim në të shkuarën. Nisma Thurje ofron të ardhmen, ne po përpiqemi të ndërtojmë të ardhmen në këtë vend. Ne kemi 153 kandidatë në çdo qark të Shqipërisë. Ajo që kemi bërë deri tani ka qenë një seleksionim i kandidatëve tanë.

Jemi përgatitur për fushatën zgjedhore. Kemi vetëm një të dënuar, që është dënuar se ka protestuar kundër inceneratorit të plehrave?, tha Endri Shabani./CNA.al





Lajmet e fundit nga