web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spartak Ngjela: Liderët politikë nuk e njohin kulturën

17 Mars 2021, 22:06, Politikë CNA

Avokati Spartak Ngjela, ka sulmuar liderët e partive politike në vendin tonë, teksa ka qenë duke folur për integrimin e grave dhe gjuhën seksiste apo bullizmin në politikë.

Ngjela tha se gjuha e përdorur nga liderët nuk përmban bullizëm apo seksizëm, por pretendon se ata nuk i njohin normat e kulturës.

Ai deklaroi në emisionin ?Open? krerët e partive kanë presion të madh, ndaj dhe nuk dinë si të sillen dhe nuk e kontrollojnë veten qoftë kur kanë burra apo qoftë edhe kur kanë gra.

?Nuk ka bullizëm apo seksizëm, ka një presion politik që nuk njeh normat e kulturës, nuk e dinë nëse kanë përpara një grua apo një burrë. Në periudhën e Zogut nuk kishte gra, në komunizëm kishte pak por mbanin gra kukulla.

Shqipëria ka qenë e vonuar në çështjen e gruas. Me një kryetare Kuvendi nuk vjen dot pranvera e gruas në Shqipëri. Këto janë historitë. Që ka marrë kaq përqindje grash është tallje. Kur t?i ngacmon pushtetin atij i erren sytë. Ai e këta i kanë lëshuar këpucët?, theksoi avokati./ CNA.al





Lajmet e fundit nga