web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vajza që rrëzoi buste dhe sisteme”/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim në Qarkun Durrës

13 Mars 2021, 20:08, Politikë CNA

Drejtuesja e Lëzvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar një nga kandidates e saj për Qarkun Durrës.

Bëhet fjalë për Keti Curani(Koci) e cila kandidon e katërta në listë për këtë qark.

“Keti Koci-Kandidate e LN,e quajtur nga mediat si Durrsakja qe mposhti friken ne demostraten e pare kunder regjimit diktatorial me 14-01- 1990 ne Shkoder.

 Vajza qe rrezoi buste dhe sisteme. Rrjedh nga nje familje e shquar per patriotizem. Gjyshi Kico Koci senator i Kongresit te Lushnjes, Gjyshja Eftali Koci ka hapur shkollen e pare shqipe per femra ne Durres.Ka studjuar ne Universitetin e Arteve Tirane.

E detyruar nga perndjekja e diktatures komuniste la pergjysem studimet ne Akademine e Arteve dhe filloi jeten e saj ne Itali. Ka punuar ne kliniken private San Francesco Caraciolo ne Rome. Me vone ka punuar ne fushen e turizmit dhe te sportit.

Aktiviste dhe vullnetare. Kontribuese per mbledhjen e fondeve ne lufte kunder Leucemise dhe tumorit ne gjoks, me shoqatat Aii dhe Grate ne Roze. Antare aktiviste dhe kontribuese e shoqates MEMO ne Shqiperi.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga