web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stresi paralajmëron fansat nga Anglia/ Së shpejti sjell bashkëpunimin me reperin e njohur britanik

13 Mars 2021, 15:20, Lifestyle CNA

Pas bashkëpunimit me Feron dhe Getinjon, Stresi po përgatit një tjetër surprizë për fansat. Gjatë qëndrimit në Angli, ai po përgatit hitin e radhës me një nga reperët më të njohur britanikë.

Bëhet fjalë për reperin C Biz, një emër i famshëm në Mretërinë e Bashkuar dhe që vijon të jetë në top listat muzikore.

Ka qenë vetë reperi Stresi që ka zbuluar surprizën duke publikuar disa foto me reperin britanik.

?Jam i nderuar që u njoha me ju @cbiz_er. Hiroshima po vjen #StayTuned?, shkruan Stresi në postimin e tij./CNA.al

 

 

A post shared by STRESI (@stresi)





Lajmet e fundit nga