web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës"/ Zemaj i përgjigjet Ramës: Ne kemi planin tonë

13 Mars 2021, 16:54, Kosova & Bota CNA

Pasi nisi proçesi i vaksinimit për mjekët në Shqipëri kryeministri Edi Rama, deklaroi se një pjesë të vaksinave do ti ndante me personelin mjekësor të Kosovës dhe se vaksinimi i tyre do të kryehej në Kukës.

Kësaj deklaratë të Ramës i është përgjigjur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili është shprehur se Kosova tashmë ka një plan të hartuar për mënyrën sesi do të zhvillohet ky proces.

Gjatë një interviste për mediat kosovare, në lidhje me premtimin e Ramës, Zemaj nuk ka pranuar të flasë nëse do të marrin apo jo vaksina nga Shqipëria. Edhe pse Kosova është i vetmi vend që aktualisht ka mbetur pa vaksina edhe pasi autoritetet deklaruan seky proces do të niste në muajin shkurt.

 ?Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor?, tha Zemaj./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga