web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Ibrahimoviç rrëfen bëmat me Gatuzon: Një herë e kam futur me kokë poshtë në… kosh

9 Mars 2021, 11:45, Sport CNA

Zlatan Ibrahimoviç rikthehet të flasë për të shkuarën e tij. Gjiganti suedez fletr për Gatuzon dhe se i biri i tij ka idhull pikërisht Rino Gatuzon. Në emisionin ?Che Tempo che Fa? në kanalin kombëtar italian ?RAI?, Ibra tregon se i ka kërkuar Gatuzos të uronte për ditëlindje djalin e tij:

?Dje kam telefonuar Gatuzon për t?i kërkuar një mesazh për djalin tim, pasi ishte ditëlindja e tij dhe Rino është i preferuari për të. Djalit i pëlqen shumë për vendosmërinë dhe mentalitetin e tij në fushë. Unë i thashë që nëse nuk ma dërgon, do të shkoj në Napoli dhe të bëj drejtpërdrejt diçka të tillë.?

Gjithashtu sulmuesi i Milanit ka treguar se teknikun aktual të Napolit kur ishin shok skuadre tek Milani ai e ka futur me kokë në kosh mbeturinash: ?Një herë futa Rinon me kokë poshtë në një kosh mbeturinash. Ai është një tip i fortë, por është sikur të sfidohen Tajson, Mohamed Ali e Brus Li, e futa në kosh me kokë poshtë.?

"Una volta ho messo Gattuso a testa giù in un bidone…"@Ibra_official a #CTCF da @fabfazio ? pic.twitter.com/KgHhbkF7ld

— Che Tempo Che Fa (@chetempochefa) March 7, 2021





Lajmet e fundit nga