web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si mafia italiane po synon të zhvatë fondin evropian të rimëkëmbjes

8 Mars 2021, 08:02, Blog CNA

Nga John Follain & Alessandra Migliaccio ?Star and Stripes?

Organizatat kriminale -ashtu si homologet e tyre të ligjshme – kanë vuajtur jo pak gjatë krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Por tashmë,mafia italiane i ka hedhur themelet për të marrë një dëmshpërblim të majmë.

Vitin e kaluar, kur vendet u futën në bllokime, mafia filloi që të depërtonte në kompanitë që kishin nevojë të dëshpëruar për para, në një përpjekje për të mbledhur para nga fondi i rimëkëmbjes i Bashkimit Evropian prej 1.8 trilionë eurosh, të cilat do të fillojnë të shpërndahen gjatë këtij viti tek kompanitë që janë më në vështirësi,thotë Mauricio Valone, hetuesi më i lartë italian mbi krimin e organizuar.

Grupet kriminale, duke përfshirë Ndrangetën në rajonin jugor të Kalabrisë dhe Kosa Nostrën në Siçili, janë përpjekur që të fitojnë terren në bizneset e ligjshme, që do të jenë të parat në radhë për të marrë ndihmë nga BE, si ato që operojnë në sektorët mjedisorë dhe dixhitalë, thekson Valone i Drejtorisësë Hetimit Antimafia, që përfshin hetuesit nga departamentet kryesore të policisë.

?Mafia ka zgjedhur kompanitë që janë në pozitën më të mirë për të marrë pjesë në tenderët e fondeve të rimëkëmbjes, sidomos në sektorët e shëndetësisë dhe infrastrukturës, ku do të shpenzohen shumë para?- deklaroi Valon për Bloomberg nga zyra e tij në Romë.

?Ajo do të përpiqet që të marrë gjithçka. Dhe ne duhet të sigurohemi që ata të mos marrin as edhe 1 euro?– thekson ai. Dhe Italia është objektivi kryesor për kriminelët, pasi ajo është përfituesja më e madhe e parave të grantit që ka dhënë BE-ja.

Qeveria e re e kryeministrit Mario Dragi, po harton një plan se si do të shpenzohen 209 miliardë eurot që i takojnë nga fondete BE-së, teksa përpiqet të dalë nga recesioni ekonomik më i rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kompanitë italiane janë veçanërisht të prekshme, pasi skema për të marrë hua bankare me garancinë e shtetit ka qenë shumë komplekse dhe e kufizuar, thekson Valone. Për pasojë, kompanitë me vlerësim të dobët të aftësisë paguese kanë përfituar shumë pak nga ndihma e shtetit, thotë ai.

Dhe bandat mafioze e kanë shfrytëzuar rastin që u krijua pas bllokimeve rajonale dhe kombëtare për të kontaktuar me kompanitë e vogla dhe të mesme të dëshpëruara për likuiditet në një ekonomi që vitin e kaluar ra me 8.9 për qind.

Zakonisht, mafiozët synojnë që të marrin pjesë në aksionet e një kompanie, duke financuar bizneset që janë në shumë vështirësi përmes parave të dhëna me fajde, ose t?i shfrytëzojnë ato përmes një partneri të fshehur, shpjegon më tej Valone. Numri i operacioneve financiare të dyshimta të raportuara nga Banka e Italisë u rrit me 7 për qind vitin e kaluar, ose 113.000 në total.

?Kjo na bën të dyshojmë se këtu ka një interes të madh për krimin e organizuar?-shprehet ai. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, OLAF, do të kontrollojë planet e shpenzimeve nga vendet anëtare, për t?u siguruar që ato plotësojnë kërkesat e kontrollit dhe anti-mashtrimit.

Ndërkohë,në të ardhmen ajo do të kryejë hetimet e veta mbi mënyrën e shpenzimit të fondeve. OLAF do të bashkëpunojë me autoritetet dhe partnerët kombëtarë, përfshirë EUROPOL-in.Valone dëshiron kontrolle më të rrepta antimafia në projektet publike.

Sipas ligjeve aktuale, policia vlerëson fituesin e një tenderi përpara se të fillojë të zbatohet një projekt. Sipas një propozimi që Valone tha se ai do t?ia dërgojë Ministrisë së Brendshme brenda këtij muaji, hetuesit anti-mafia do të monitorojnë automatikisht transferimet e parave, si dhe nën-kontraktorët dhe furnizuesit përgjatë kohëzgjatjes së projektit.

?Përparësia për ne mbetet fondi i rimëkëmbjes. Por kjo procedurë duhet të zbatohet për të gjitha kontratat e punëve publike?-tha Valone. Për shkak të presionit nga Brukseli, Italisë i duhen rregulla më të rrepta.

?Komisioni Evropian, nuk pret të ketë vonesa dhe zvarritje tipike që ndodhin me tenderët publikë në Itali. Ai dëshiron që t?i japë paratë dhe të shohë rezultate konkrete brenda një periudhe të arsyeshme?- thotë Valone.

Megjithatë, më shumë kontrolle antimafia, mund të jenë jo pak problematike. Italia, e dëmtuar shumë nga burokracia,ka dështuar vazhdimisht të shpenzojë shumicën e fondeve strukturore që merr çdovit nga Bashkimi Evropian. Sipas një raporti zyrtar të BE-së, ky vend kishte përdorur vetëm 30.7 për qind të
fondeve të alokuara deri në fund të vitit 2019, krahasuar me 66.2 për qind që ka vendi me rendimentin më të mirë në këtë drejtim, Finlanda, dhe me mesataren prej 39.6 për qind që ka blloku.

Dhe akoma më shumë kontrolle, mund të rrezikojnë bllokimin e fondeve të rimëkëmbjes. Në kryeqytetin e rajonit të Siçilisë, Palermo, shumë biznese janë duke u përballur me një zgjedhje të vështirë, thotë Patricia Di Dio, drejtuesja e degës lokale të Confcommercio, që përfaqëson 13.000 biznese.

?Kur një biznesmen nuk mund të mbajë dot më as familjen e tij, krimi i organizuar do ta presë krahëhapur. Nëse shteti dëshiron që të mbrojë ekonominë e ligjshme, ai duhet t?i bëjë huatë më të arritshme për sipërmarrjet e ndershme dhe duhet të pezullojë taksat për ta. Është një çmenduri dhe hipokrizi të mos e ndihmosh dhe nga ana tjetër ta kërcënosh biznesin me taksa të reja në të njëjtën kohë?- thotë Dio./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.stripes.com/news/europe/how-the-italian-mafia-is-targeting-europe-s-crisis-recovery-fund-1.664778





Lajmet e fundit nga