Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga: Ben Hall ?Financial Times?
Në vitn 1976, 1 vit pasi iu dha Çmimi Nobel për Paqe si ?zëdhënës i ndërgjegjes së njerëzimit?, Andrei Sakharov u klasifikua nga KGB si ?armiku i brendshëm nr.1?.
Aleksei Navalni, aktivisti rus i opozitës i arrestuar gjatë kthimit të tij në Moskë të dielën, mund të mos ketë të njëjtën statujë si Sakharov, më i famshmi nga disidentët e epokës sovjetike.
Por nuk ka asnjë dyshim mbi guximin e tij. Apo mbi faktin që Kremlini i sotëm, e konsideron atë si armikun e tij më të madh të brendshëm. Ashtu si me shkencëtarin bërthamor gjysmë shekulli më parë, trajtimi i Navalnit nga qeveria ruse vetëm sa e ka ngritur statusin e tij si një simbol i shtypjes nga regjimi i Vladimir Putinit.
Shtypja mizore e Sakarovit, simbolizoi dikur falimentimin moral të sistemit komunist sovjetik, dhe ndihmoi në elektrizimin e mendimit perëndimor, veçanërisht atij evropian, kundër Moskës. Do të ishte naive të mendohej se trajtimi i sotëm i Navalnit, do të ketë një efekt të ngjashëm.
Lufta e ftohtë ka përfunduar prej kohësh, dhe shumica e kryeqyteteve perëndimore kanë interesa të tjera, përtej luftës kundër agresionit rus.Por ashtu si KGB-ja shqetësohej dikur për ndikimin e Sakarov, edhe presidenti aktual rus Vladimir Putin ka frikë se Navalni mund të mobilizojë rusët kundër regjimit të tij gjithnjë e më autokratik.
Rusia pritet të mbajë në shtator zgjedhjet e saj parlamentare, dhe Navalni dhe kolegët e tij opozitarë kanë organizuar fushata çuditërisht të suksesshme në zgjedhjet lokale. Ata po mbështesin çdo kandidat të aftë të mposhtë zyrtarët në detyrë nga partia qeverisëse e Putinit, e cila ka pësuar një rëniet ndjeshme në sondazhe muajt e fundit.
Përndryshe si mund të shpjegohen masat e jashtëzakonshme, gati farsë, që morën autoritetet ruse për t`a penguar Navalni t?i gëzohej mikpritjes së mbështetësve gjatë kthimit të tij nga Berlini, ku ai kaloi 5 muaj e fundit duke u shëruar pas një atentati ndaj tij, ku përgjegjës cilësohet Kremlini.
Në fillim, policia e trazirave u përpoq të largonte mbështetësit dhe gazetarët që prisnin në terminalin e aeroportit Vnukovo të Moskës. Pastaj, disa minuta para se të ulej avioni i tij, ulja u devijua diku tjetër.
?Pritja e Navalnit nga autoritetet në aeroport, është prova më e mirë se sa shumëkanë frikë prej tij?-shkroi në Twitter Andrei Kolesnikov i Qendrës Carnegie në Moskë. ?Janë ata vetë që po e zmadhojnë rëndësinë e Navalni, duke e kthyer atë në një Sakarov të dytë?- shtoi ai.
Rëndësia e Navalnit u afirmua vitin e kaluar, kur ai u helmua me një armë kimike të ndaluar gjatë një vizite që po zhvillonte në Siberi. Muajin e kaluar, ai botoi një investigim që tregoi me shumë fakte se ishte FSB-ja, shërbimi kryesor i sigurisë në Rusi, ajo që e kreu përpjekjen për vrasjen e tij.
Më pas Nalavni e poshtëroi FSB-në, duke bërë publik një regjistrim, në të cilin një nga operativët e tij pranoi hapur përgjegjësinë për atentatin, gjatë një bisede telefonike, kur ai besonte se po fliste me eprorët e tij.
Deri në helmimin e vitit të kaluar, autoritetet kishin synuar t`a ndalnin me akuzën e ngacmimeve seksuale, përmes arrestimeve të përsëritura, ndalimeve të shkurtra në polici, apo refuzimit për të garuar në zgjedhje si kandidat. Tani ka shumë të ngjarë që Putini ta burgosë për një kohë të gjatë.
Pas mbërritjes në Moskë të dielën, Navalni u arrestua për shkelje të një dënimi me kusht për mashtrim, për të cilin ai (dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ) thotë se është një inskenim. Të hënën, Navalni shkroi nëTwitter se gjyqi i tij kishte filluar që në komisariatin e policisë, me një njoftim 1-minutësh.
Ai mund të përballet me 3 vjet burg. Ndërkohë akuzat e tjera për përvetësim fondesh janë në pritje.?Për autoritetet, mënyra se si e shihnin Navalni nuk ndryshoi aq shumë pasi u helmua, por pas demaskimit të FSB-së. Ai nuk është më një kundërshtar dosido, por një armik që duhet të poshtërohet, të shtypet, dhe të ndëshkohet?-thotë Tatiana Stanovaja e konsulencës politike ?R Politik?.
Ky akt është një sfidë ndaj kritikëve perëndimorë të Putinit, veçanërisht ndaj presidentit të ardhshëm të SHBA-së Xho Bajden,që dëshiron të mbledhë aleatë në mbrojtje të demokracisë. Administrata e tij, do të duhet të bindë kryeqytetet evropiane që të shkojnë përtej ritualit të denoncimeve verbale.
Kryesore në këtë çështje do të jetë kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo ka mbështetur linjën e sanksioneve mbi agresionin rus në Ukrainë, ka kundërshtuar presionin francez për të rivendosur lidhjet me Moskën, si dhe ka dënuar me forcë përpjekjen për vrasjen e Navalnit.
Tani, Merkel duhet të vijojë me vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ekonomike, si pjesë e një pakete të gjerë në kuadrin e BE-së, përfshirë pezullimin e ndërtimit të gazsjellësit të ri ?Nord Stream 2?, që çon në Gjermani gazin rus.
Çështja ?Navalni?, do të jetë gjithashtu një test për Armin Lashet, kreune ri të partisë së Merkel, Unionit Kristiandemokrat, që ka qenë shumë i butë me Moskën. Persekutimi i madh i Kremlinit ndaj Navalnit, rrezikon t`a kthejë këtë të fundit në një pikë tubimi për opozitën e brendshme.
Dhe ai duhet të jetë efektiv,meqë Putini i frikësohet aq shumë. Lideri rus nuk duket se shqetësohet shumëse procesi politik ndaj Navalnit, e bën këtë të fundit një simbol të abuzimeve të një regjimi autoritar. Por perëndimi duhet të shqetësohet./Përshtatur nga CNA.al
https://www.ft.com/content/015bfcb2-1a75-4325-b1c3-76a26ccb6b49
Nga Marco Rubio “Fox News”Xho Bajden është tani presidenti y...
Nga Conrad Black “National Interest”Administrata Bajden ësht...
Nga David FarrierTë gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen ...
Nga Felix Light “Newstatesman”Raundi i fundit i protestave n...
Covid-19 ka shkaktuar tashmë shumë vdekje dhe dëshpërim në B...
Nga Janet Bednarek “The Conversation”Në janar të këtij viti,...
Strategjia e vaksinimit të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ...
Nga Ido Vock “New Statesman”Javën e kaluar, nisën të bëheshi...
Nga Larry Bell “Newsmax”Të gjithë oratorët e Konferencës së ...
Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e ku...
Kur pacientët me Covid-19 mbërrijnë në urgjencën e një spita...
Nga John Grant “Smithsomian Magazine”Kjo është një pyetje, q...
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Kur Rusia pushtoi Krimenë në ...
Një studim i botuar në “Nature Human Behavior”, i kryer nga ...
Nga Fabienne Martin-Juchat “The Conversation”Disa udhëheqës ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Për mua ishte inkurajuese të s...
Nga Tucker Carlson “Fox News”A keni vënë ndonjëherë, që asku...
Një studim i ri sugjeron, se njerëzit që e kalojnë Covid-19 ...
Nuk ka nevojë që të jesh shkencëtar, që të kuptosh se e qesh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...