Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prokurori Sabri Kastrati e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë, nga Durrësi dhe Burreli për të përfunduar në Lezhë ku punon aktualisht.
Për Kastratin hetimet-Vetting kanë nisur në fund të vitit 2020. Po gjatë të njëjtit vit, emri i prokurorit Sabri Kastrati bëri xhiron e mediave, për një ngjarje të paprecedentë që mbante firmën e tij.
Prokurori Kastrati me 15 Shtator 2020, kishte urdhëruar Policinë gjyqësore që të sekuestronte të gjithë kompjuterat, serverat dhe printerat e Gjykatës së Lezhës. Këtë veprim e kishte ndërmarrë, pasi kishte në dorë një çështje penale që bënte fjalë për falsifikimin e një vendimi civil gjyqësor. Gjatë hetimit ai kishte ngritur dyshime të forta se ky vendim falso ka dalë pikërisht nga administrata e Gjykatës së Lezhës.
Mirëpo një gjë të tillë nuk e ka lejuar Gjykata e Kurbinit, e cila e ka shfuqizuar vendimin e prokurorit Sabri Kastrati, për sekuestrimin e materialeve elektronike të Gjykatës së Lezhës.
Sipas ?Shqiptares. com? çështja është shqyrtuar nga gjyqtari Olti Skrame, i cili pas njohjes me pretendimet e palëve, vendosi pranimin e ankimit të Gjykatës së Lezhës e cila kundërshtoi vendimin e prokurorit për sekuestrimin e materialeve elektronike të këtij institucioni.
Sa i përket pasurisë rezulton që prokurori Sabri Kastrati të ketë në bashkëpronësi biznese.
Në vitin 2004 ai deklaron një objekt, 5 katësh, supermarket, restorant, hotel, garazh, ku zotëron 33 %.
Në vitin 2006 ai e ka shtuar pasurinë duke blerë një apartament 84 m2 me vlerë 55 000 euro dhe në vitin 2008 me një tjetër apartament me sipërfaqe 93.84 m2 në Durrës me vlerë 26 300 euro.
Në vitin 2010 ai deklaron se ka shitur pjesën e tij të pasurisë në Kukës me vlerë, 2 774 000 lekë. Nuk e saktëson nëse ka lidhje me patundshmërinë e deklaruar në vitin 2004.
Në vitin 2013 ai deklaron se ka blerë një njësi 61.2 m2, në Yzberisht me vlerë 100 000 euro, ndërsa në vitin 2016, bashkëshortja deklaron se në Janar të viti 2017, ka mësuar se ka porositur një apartament në Tiranë, 68.2 m2 me vlerë 61 000 euro. Ajo deklaron se kjo pronë është porositur nga prindërit e saj, dhe se ajo ka qenë jashtë vendit, në kohën është bërë blerja dhe s?ka pasur dijeni.
Më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Sabri Kastrati.
Viti 2004
Objekt, 5 katësh, supermarket, restorant, hotel, garazh, ku zotëron 33 %.
Makinë Benz, 2 000 euro.
Viti 2006
Të ardhura nga qiraja e restorantit me vlerë 48 000 lekë.
Blerë ap 84 m2 me vlerë 55 000 euro.
Objekt, 5 katësh, supermarket, restorant, hotel, garazh, 1500 m2, ku zotëron 33 % ose 420 m2.
Makinë Benz, 2 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Durrës, 26 000 lekë dhe në Mat 751 246 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës nga paga dhe veprimtari të tjera private, 540 000 lekë dhe 500 000 lekë.
Viti 2007
Shtesë, cash në banesë, 750 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat 819 518 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës nga paga 550 000 lekë.
Viti 2008
Ap 93.84 m2 në Durrës me vlerë 26 300 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 983 563 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës nga paga 500 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 19 800 euro.
Viti 2009
Autoveturë, Benz me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 110 235 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës nga përkthimetdhe si pedagoge pranë Fakultetit Filologjik, 700 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 19 300 euro.
Viti 2010
Shitur pjesën e tij të pasurisë në Kukës me vlerë, 2 774 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 022 156 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 19 509 euro.
Të ardhura të Daniela Hasës nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, 950 000 lekë.
Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 010 568 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 1 810 568 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 18 595 euro.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 010 342 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 18 100 euro.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 900 000 lekë.
Viti 2013
Njësi 61.2 m2, në Yzberisht me vlerë 100 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat dhe Lezhë 1 038 853 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 900 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 17 539 38 euro.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 265 232 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 600 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 16 932 euro.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 395 439 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 1 746 439 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 16 288 901 euro.
Viti 2016
Gjendje cash, 5 000 euro dhe 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 526 737 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge, 907 001 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga përkthimet 6 000 euro dhe 150 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 15 601 13 euro.
Bashkëshortja deklaron se në Janar të viti 2017, ka mësuar se ka porositur një ap në Tiranë, 68.2 m2 me vlerë 61 000 euro. Ajo deklaron se kjo pronë është porositur nga prindërit e saj, dhe se ajo ka qenë jashtë vendit dhe s ka pasur dijeni.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 503 598 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 14 855 euro.
Kredi bankare (nuk e thotë vlerën). Shlyer 26 665 lekë. Pa shlyer 143 325 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga përkthimet 3 800 euro, 680 dollarë amerikan dhe 213 400 lekë.
Viti 2018
Gjendje cash, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 887 703 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 14 143 euro.
Kredi bankare (nuk e thotë vlerën). Shlyer 133 325 lekë. Pa shlyer 53 312 lekë.
Gjendje cash e bashkëshortes, 4 500 euro dhe 200 000 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge, 1 002 606 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga përkthime 11 000 euro, 212 50 dollarë amerikan dhe 112 141 lekë./CNA.al
Vettingu iu ka “prerë kokat”, dy prokurorëve të Lezhës, ndër...
Me 15 Qershor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, list...
Riselda Fishta është magjistrate e “prodhuar” përgjatë vitev...
Gjykatës së Kavajës, Vettingu i ka marrë drejtuesen, ndërkoh...
Prokurori Përparim Vukaj, i cili ka hetuar rastin e Kosta Tr...
Nga organi i akuzës, këshilltar në KLP/ 38 vjet prokuror me ...
Prokurori Arben Agovi prej dy muajsh është vënë nën hetim ng...
Prokurori i Lezhës Erjon Shehaj, ka bërë xhiron e mediave si...
Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, njoftoi ditën e sotme ven...
Gjyqtari Ilir Përdeda po hetohet nga Komisioni i Pavarur i K...
Gjyqtarja Elsa Ulliri arrit të zgjidhej zëvendës-kryetare e ...
Gjyqtari Artan Hajredinaj që nga viti 2016 po ushtron detyrë...
Për prokurorin e Kavajës Gëzim Çopa, hetimet-Vetting kanë ni...
Drejtuesit e Prokurorisë dhe Gjykatës së Gjirokastrës janë s...
Procesi i Vettingut, që në krye të herës, “zbrazi” Gjykatën ...
Vetëm në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Shqipërisë ndo...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Njerëzit e drejtësisë jo vetëm i kanë parë gjykatat dhe prok...
Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apel...
Për prokurorin Durim Bedini, Vettingu ka nisur Dhjetorin e v...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...