web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi: Sot është ditë historike, marrëveshja me Bashën vlen edhe për qeverisjen

1 Mars 2021, 22:14, Politikë CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar 1 marsin si një ditë historike të një marrëveshje të madhe parazgjedhore.

Ajo tha në emisionin ?Opinion? se një marrëveshje e tillë para zgjedhjeve, midis një partie të majtë dhe të djathë ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Po ashtu kryetarja e LSI pretendon se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shkuar dhe drejt harmonizimit të programeve.

?Sot është ditë historike. Për herë të parë ndodh një marrëveshje e tillë kaq e madhe, një parti e majtë me një parti të djathtë. Është njëlloj si në ?90.

Në 2009 ka qenë koalicion parazgjedhor dhe jo paszgjedhor. Janë dy gjëra të ndryshme. Mos harroni që nga djegia e mandateve, që nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale, që nga protestat e përbashkëta, janë të gjitha njëra pas tjetrës një unifikim politik e social. Sigurisht që koalicioni do të vlejë edhe për qeverisjen?, theksoi kryetarja e LSI./ CNA.al





Lajmet e fundit nga