web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama kthehet në Tiranë/ Pret 15,210 doza të vaksinave Pfizer, jep lajmin e mirë nga Rinasi

1 Mars 2021, 20:45, Politikë CNA

Ndonëse u tha që dozat e reja të vaksinave të Pfizer nuk do të mbërrinin në Shqipëri gjatë ditës së sotme siç ishte parashikuar, por do të mbërrinin nesër, ministria e Shëndetësisë ka dhënë një lajm të papritur.

Ministria lajmëroi se vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur në aeroportin ?Nënë Tereza? 15,210 dozat e vaksinës.

Për t?i pritur në Rinas ka shkuar vetë ministrja Ogerta Manastirliu bashkë me kryeministrin Edi Rama, i cili duket se sapo ka mbërritur në Tiranë nga Brukseli dhe me ministrin e ngarkuar nga qeveria për koordinimin e situatës ekonomike nga Covid-19, Arben Ahmetaj.

Kreu i qeverisë dha lajmin e mirë se ka marrë konfirmim nga Pfizer për rreth 30 mijë doza të tjera që pritet të vijnë muajin prill, ndërsa tregoi se ka siguruar 14 mijë dozat e para nga Astra Zeneca dhe po punon për disa vaksina të tjera.

?Sot kemi marrë konfirmimin nga Pfizer se do marrim 30 mijë doza në muajin prill dhe kjo do të vazhdojë pa ndërprerje. Pra, e zgjidhëm boshllëkun. Shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZen3eca, përmes Covax, brenda mesit të muajit mars, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Shumë shpejt do të kemi mundësi për vaksinim intensiv në të gjithë territorin?, theksoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga