Prezantohet koordinatori i Bindjes Demokratike për Elbasanin
Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar...
Lulzim Basha ka regjistruar koalicionin e tij politik për zgjedhjet e 25 prillit. Për herë të parë ndodh që grekët e PBDNJ dhe Çamet e PDIU të jenë së bashku në një koalicion, dhe për këtë ka meritë Luli, por më shumë edhe Edi Rama.
Le të shohim faktet që flasin për këtë koalicon midis atyre që e quajnë veten të persekutuar nga grekët dhe vetë persekutorëve që tani janë bashkë krah njëri tjetrit. Atë që politika nuk e ka zgjidhur dot prej më shumë se 75 vitesh e zgjidhi Lulzim Basha me ndihmën e Edi Ramës. Faktet dhe detajet politike na tregojnë pse është krijuar aleanca Çamo-greke, nën hijen e Lulit dhe mandateve që ai do falë.
Në vitin 2005, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha e mori PBDNJ në qeveri, i dha një ministri që e mbajtën 4 vite. Në vitin 2009, Vangjel Dule del nga qeveria pas një vizite të Jorgo Papandreut në Tiranë i cili mbështeti hapur Edi Ramën. Dule iku me komandën e ardhur nga Greqia, në zgjedhje merr gati 18 mijë vota minimumi historik i kësaj partie që nga themelimi i saj.
Në zgjedhjet e vitit 2009, PBDNJ garon me PS, ndërsa Berisha fut në koalicion PDI e themeluar dhe drejtuar nga Tahir Muhedini, partia e çamëve e cila mori një mandat dhe gati 15 mijë vota dhe hyn në qeveri me PD. Më pas Shpëtim Idrizi krijon një tjetër parti çame që e quan PDU, dhe të dyja bashkë shkrihen në një në shkurt të vitit 2011 duke u quajtur PDIU.
Në zgjedhjet e vitit 2013, çamët e PDIU garojnë në krah të PD dhe sigurojnë gati 45 mijë vota, PBDNJ në aleancë me PS, bie akoma në vota vetëm 14 mijë dhe sërish një mandate i dhuruar. PBDNJ vjen në qeverisje, Dule zgjidhet nën/kryetar i kuvendit.

Në maj të vitit 2015 Vangjel Dule largohet nga koalicioni, pikërisht për shkak të Shpëtim Idrizit të PDIU, i cili u emërua nën/kryetar kuvendi. Dule nuk pranoi të jetë më në të njëjtin nivel me Idrizin dha dorheqjen e deklaroi ?Shkak për dorëheqjen, shndërrimi i institucioneve në plaçkë këmbimi. Institucionet janë kthyer në këmbime në tregun e aleancave fluide. Ky fenomen bie ndesh me parimet e mia politike. Falenderoj kolegët për bashkëpunimin e deritanishëm?.
Nga ai moment Vangjel Dule iu bashkua Lulzim Bashës i cili i fali mandatin e deputetit në vitin 2017, ku PBDNJ nuk garoi, por hyri në sqetullën e PD. Në po ato zgjedhje PDIU e Idrizit regjistron një tjetër rekord historik, duke kandiduar e vetme dhe siguruar 76 mijë vota nga të cilat gati 30 mijë në Elbasan, ku kandidonte Aqif Rakipi. Në Tiranë Shpëtim Idrizi siguron mbi 12 mijë vota por nuk merr mandat pasi nuk kap dot pragun për disa vota. Çamët pretendojnë se votat janë vjedhur nga socialistët dhe mandati është hequr me një skenar manipulimi.
Nga ai moment Edi Rama nxjer çamët nga qeveria ku i kishte futur në vitin 2015 dhe Idrizi i bashkohet opozitës të Lulzim Bashës, por i përçarë. Lind aleanca greko-çame nën hijën e PD, por as Idrizi e as Dule nuk shfaqen bashkë në një takim. Deputetët e PDIU kalojnë me qeverinë së bashku me disa eksponentë Idrizi dhe Mesila Doda mbajnë partinë zyrtarisht në opozitë.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, armiqtë historikë, për herë të parë do kandidojnë së bashku nën një koalicion, në një sigël PDIU dhe PBDNJ. Kjo për shkak edhe të sjelljes të Ramës, që mbajti Dulen në krah pastaj futi në qeverisje Idrizin, më pas iku njëri dhe ishte vetë Rama që largoi tjetrin. Por edhe për shkak të Bashës që në opozitë do i pranonte të dy pasi nuk kishte ku të shkonte dhe i shikon këto parti si forca që sjellin vota në thesin e opozitës./CNA.al
Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar...
Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaq...
Ish deputetja e LSI, Nora Malaj shprehet se kjo është shumë ...
Mbrëmjen e djeshme u diskutua në emisionin “Zonë e Lirë” rre...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot...
Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra ka rezultuar pozitiv...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një vid...
Ish-kryeparlamentarja dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim,...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka su...
Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha, po mundohet fuq...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Ish-nënkryetarja e PD dhe drejtuesja e partisë Lëvizja për N...
Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, ka folur për raport...
Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit, ka folur mbr...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku t...
Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli do marr...
Holandezët do t’i drejtohen kutive të votimit në datën 17 ma...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e so...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranë...
Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se th...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...