web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ne do fitojmë mbi korrupsionin”/ Najada Selmani takime të shumta në qarkun e Fierit

26 Shkurt 2021, 18:00, Politikë CNA

Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli do marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit ër herë të parë dhe pjesë së listës së saj ka intelektualë dhe të rinj që nuk kanë qenë të përfshirë më parë në jetën politike.

Najada Selmani me profesion gazetare, është kandidate për deputete në qarkun e Fierit. Gjatë kësaj kohe, Selmani ka zhvilluar një sërë takimesh me banorët e këtij qarku, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe problematikat e tyre.

?Najada Selmani kandidate per deputete ne Fier per Levizjen  per Ndryshim.

Vendi ka nevoje per largimin e 3 kryetareve te korruptuar. Takime te shumta ne Fier, ne Ballsh, Goras, Gjerbes etj.

Ne do fitojme mbi korrupsionin.

Ne do jemi faktor   i Ndryshimit dhe Shpreses?, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Ndryshim./CNA.al





Lajmet e fundit nga