web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi bën deklaratën “bombë”/ Ndërkombëtarë vijnë lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin

26 Shkurt 2021, 07:25, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë teksa u shpreh se gjërat në Shqipëri do të ishin më mirë nëse nuk vijnë ambasadorë të huaj dhe lënë me barrë vajzat e shqiptarëve, por nuk përmendi emra konkretë.

Gjatë një interviste në Syri.Tv Kryemadhi u shpreh se nëse do të kishim një sistem drejtësie dhe një media të pavarur pa ndikimin e atyre që vijnë me mandate 2-vjeçare, gjërat do të ishin më ndryshe

?Monika Kryemadhi e mban fjalën se po mos të isha unë apo Basha apo Balliu nuk do ishin prishur 70 godina, por 1000 gogina.
Aty ka banesa që edhe pse janë me hipotekë nuk kanë marrë para. Nëse ne do të kishim një Gjykatë Kushtetuese dhe sistem drejtësie të pavarur, nëse nuk do të kishim ndërkombëtarë që lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin, nuk do ndodhnin këto që kanë ndodhur?, tha Kryemadhi.

Peka: Kush është ky ndërkombëtar që do bëhet prind me fëmijë shqiptar?

Kryemadhi: Ke ata që ka larguar Brukseli me karta biancan. Nëse do të kishim një sistem drejtësie dhe një media të pavarur pa ndikimin e atyre që vijnë me mandate 2-vjeçare, gjërat do të ishin më ndryshe. Unë nuk e dija që ambasadori i OSBE do t?i tregonte gishtin vajzave shqiptare dhe do të ikte.

Nazarko: Nuk besoj se ka problem që të bëjnë dashuri të huajt me shqiptarët.

Kryemadhi: Le të bëjnë dashuri, por të mbajnë përgjegjësi familjare dhe prindërore.

Nazarko: Basha nuk i sulmon ndërsa ju i sulmoni.

Kryemadhi: Basha është shumë europian, unë jam shqiptar o vlla tipike. Më gjeni një shqiptar që pranon t?i hysh në shtëpi t?i bësh ligjin. Basha është tolerant është i kuptueshëm./CNA.al





Lajmet e fundit nga