Sondazhi/ Të rinjtë nuk mbështesin as Bashën as Ramën për kryeministër
Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si ...
Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregon se popullariteti për kreun e PS-së, Edi Rama dhe drejtuesen e së LSI-së Monika Kryemadhi ka shënuar rënie në perceptimin publik, ndërsa e kundërta ka ndodhur me liderin e PD-së Lulzim Bashën.
Kështu, 44.9% e të pyeturve e vlerësojnë shumë/disi pozitive popullaritetin e kreut të PS, çka tregon se ka një rënie në krahasim me sondazhin e parë, ku përqindja e popullaritetit të tij ishte në nivelin 49.1%.
Po ashtu vihet re një rritje e pakënaqësisë me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Vlerësimi për alternativën shumë/disi negative është rritur me 4% (50.5-54.5%) në krahasim me të dhënat e sondazhit të parë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një rritje të mbështetjes së qytetarëve, të cilët e vlerësojnë popullaritetin e tij. Sipas të dhënave, janë 37.1% ata që zgjedhin alternativën shumë/disi pozitive për liderin e PD.
Në krahasim me sondazhin e parë në këtë pikë, Basha ka një rritje prej 1.7% (35.4-37.1%). Për alternativen shumë/disi negative ka një ulje të atyre që kanë një mendim jo të mirë për popullaritetin e Bashës (63.9-62.2%).
Ndërkohë për drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi, në lidhje me vlerësimin shumë/disi pozitive ka një zbritje me 3. %, gjithnjë kjo është një e dhënë e krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë. Nga 20.7% popullariteti i saj ka zbritur në 16.7%, ndërkohë për vlerësimin shumë/disi negative ka një rritje me 4.2% (78.6-82.8%).
Metodologjia
Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.
Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).
Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend./CNA.al
Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si ...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një sërë biznesesh të ...
Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli u shpreh...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka fol...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, e cila ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se qy...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se gjendja ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nëse ai do të...
Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit ka zhvilluar tak...
Gjatë takimit me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, kreu i ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në turin e tij në ...
Lajmi më i madh në koalicionet opozitare dje ka qenë aleanca...
Pas ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila u ka bërë thirrje d...
Për drejtuesen e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli r...
Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti u shpreh se PS d...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me k...
Keltis Kruja, ish deputeti i PD ka komentuar situatën aktual...
Me banorë të Unazës së Re në krah, Belind Këlliçi, koordinat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...