Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në Shqipëri, po zhvillohen ?Ditët e Kujtesës?, një seri veprimtarish, ku po diskutohen marrëdhëniet e shqiptarëve me diktaturën komuniste dhe me demokracinë.
Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë, si dhe Instituti për Studime Politike zhvilluan sot një konferencë shkencore mbi tranzicionin shqiptar nga diktatura në demokraci.
Studiuesit pohuan se tranzicioni politik në Shqipëri mund të zgjatet edhe më shumë, sepse një pjesë e shoqërisë përpiqet të integrohet në vlerat demokratike të Europës së Bashkuar, ndërsa një pjesë tjetër nostalgjike përpiqet të rehabilitojë diktatorin Enver Hoxha dhe metodat e punës së tij.
Në konferencën shkencore të Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, studiuesit pohuan se tranzicioni politik u përdor nga politikanët shqiptarë gjatë gjithë kohës në 3 dekada si një alibi për dështimet dhe abuzimet e tyre me pushtetin.
Kjo është arsyeja pse ata nuk punuan për ta shkurtuar periudhën e tranzicionit, por për ta zgjatur atë për t’u fshehur prapa tij.
Ata thanë në konferencë se diskutimet mbi tranzicionin bien shpesh në pikëpyetje se me kë ta krahasojmë Shqipërinë; me vendet ish-komuniste, me vendet e ish-jugosllavisë, apo me vende të tjera europiane.
Studiuesi Afrim Krasniqi tha se Shqipëria është një ndër vendet e pakta ish komuniste që ka një numër minimal studimesh mbi kalimin e shtetit nga diktatura në demokraci.
?Ne jemi një vend, që patëm një nisje ndryshe të procesit demokraktik. Ne nuk patëm parti disidente, nuk patëm lëvizje disidente, apo me karakter fetar, sepse shteti e kish ndaluar fenë, nuk patëm ndonjë ndikim nga diaspora në vendim-marrjet e viteve 90. Ne patëm një revolucion, i cili bëri deri diku zhvendosjen e elitave. Edhe elitat e para të tranzicionit dhe elitat antikomuniste vijnë nga e njëjta kulturë politike? – tha zoti Krasniqi.
Profesorja e studimeve mbi trashëgimitë kulturore nga Universiteti i Georgias në SHBA, Lori Amy, foli mbi terrorizmin shtetëror dhe traumat psiko-kulturore që pësoi populli shqiptar gjatë diktaturës dhe i vuajti gjatë gjithë tranzicionit, kur struktura të vjetra vazhdojnë ditë për ditë të pëpiqen që të rehabilitojnë diktatorin Enver Hoxha dhe metodat e tij të frikësimit dhe kërcënimet të qytetarëve me humbjen e vendit të punës, sigurisë dhe ushqimit të familjes.
Ajo mori si shembull mënyrën krejt të ndryshme se si u trajtuan edhe sot e kësaj dite nga qeveria aktuale Teatri historik Kombëtar me shkatërrim të plotë, edhe pse e mbrojtjën mijëra qytetarë për 3 vjet dhe nga ana tjetër Muzeu i diktatorit Enver Hoxha me rindërtim të plotë, edhe pse i braktisur nga të gjithë.
?Teatri Kombëtar dhe Piramida mund të analizohen si shembj të përsëritjes së krimit shtetëror në mungesë të riparimit moral të shoqërisë shqiptare?. – thotë studiuesja Lori Amy.
Ajo renditi edhe një seri krimesh shtetërore ndaj pronave dhe pronarëve gjatë diktaturës, që vazhdojnë të mos e gjejnë drejtësinë edhe gjatë tranzicionit.
Reforma në sistemin gjyqësor gjatë 30 viteve ka qenë sfida kryesore e shndërrimit të Shqipërisë nga një diktaturë e ashpër komuniste në një vend me demokraci liberale.
Profesori Xhezair Zaganjori thotë se në 30 vite ndryshimet kanë qenë epokale, por përpara 3 deadash askush nuk do ta mendonte se nevojiten edhe disa dekada të tjera, që të përmbyllet tranzicioni politik dhe ekonomik i Shqipërisë.
?Ne jemi ende në tranzicion përderisa ende kemi aq shumë probleme që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë liberale, me funksionimin e shtetit të së drejtës, me garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me profesionalizmin dhe integritetin e atyre që na përfaqësojnë në politikë dhe në institucione, me korigjimin e plagëve dhe padrejtësive të së kaluarës, me ndihmën e shtresave në nevojë, me eksodin e rinisë pa fund? – tha zoti Zaganjori.
Studiuesit pohuan se në 30 vjet Shqipëria nuk pati një system gjyqësor të konsoliduar për shkak të ndërhyrjeve dhe dëmtimeve që i solli atij politika.
Kjo është arsyeja pse sot gjyqtarët shihen si profesioni më i korruptuar pas politikës, sepse ata mbajnë marrëdhënie të kompromentuara mes tyre dhe midis dy pushteteve.
Studiuesit pohuan se është paradoksale por mëse e vërtetë që Shqipëria është ende në një tranzicion të dhimbshëm, edhe pse gjendet në prag të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me BE dhe është anëtarësuar në aleancën veri-atlantike./ VOA
Deputeti Andi Përmeti ka komentuar veprimet e partive politi...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot planin...
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi po zhvillon një takim me k...
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se më 25 prill do ketë...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryem...
Gjatë një takimi online në lidhje me mbështetjen e Star up-e...
Data e zgjedhjeve parlamentare sa po vjen dhe po afrohet edh...
“Spitali Rajonal Memorial do të jetë spitali i parë ku do të...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim përmes p...
Akademiku Artan Fuga ka dalë me një reagim në rrjetet social...
Kryetar i PD, Lulzim Basha ka dalë sot në terren ku është ta...
Drejtuesi Politik në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj ka deno...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto ku shihet qartë ...
Ish presidenti Bujar Nishani është ndalur tek mafia dhe lidh...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një prononcim për mediat...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me ba...
Erion Braçe u zgjodh numri dy i kabinetit të kryeministrit E...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikaur një vi...
Lulzim Basha bashkë me aleatët e tij duket se më në fund kan...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...