Skadimi i kartave të identitetit/ Çuçi në bisedime me KQZ: Asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një prononcim për mediat...
Ish presidenti Bujar Nishani është ndalur tek mafia dhe lidhjet e saj në politikë, administratën shtetërore dhe agjensitë e zbatimit të ligjit.
Sipas Nishanit, mafia sot në Shqipëri ka futur metastazat e saja në segmente të të gjitha llojeve të pushteteve, duke i akaparuar ato pjesë-pjesë. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ish presidenti thekson se rrënja qëndron tek pushteti më i fuqishëm, më okulti, tek ai që kontrollon të gjitha llojet e tjera të pushteteve.
Sipas tij, thelbi i fuqisë së Mafias qëndron tek kontrolli i shtetit.
?A mundet ta rrëzojmë ne Mafien nga trupi i shtetit dhe shoqërisë tonë ?
Në Italinë fqinje, nisi pak kohë më parë një prej gjyqeve më të mëdha të historisë së atij vendi kundër Mafies.
Në fakt nuk është hera e parë që shteti Italian ndërmerr hapa të fuqishëm në luftën kundër Mafias.
Në Itali gjejmë madje edhe simbolet e nivelit ?nobel? të luftës dhe fitores mbi Mafien.
Simbolet dhe emblemat e tilla si Falcone dhe Borsellino janë ikonat e shembullit kur shteti ngrihet mbi mafien.
Në historinë e hetimit antimafia, bie në sy fakti se mafia ka depërtuar lidhjet e saja në politikë, administratën shtetërore dhe agjensitë e zbatimit të ligjit.
Para pak kohësh, Prokurori italian Nicola Gratteri deklaronte se ; ?në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryhesh hetime të forta e vendimtare?.
Në raportin e Transparency International mbi vendet e Ballkanit (Shqipëria) theksohej se ; ?Poltikanët dhe rrethi i tyre kontrollojnë gjithshka duke përfituar përmes korrupsionit dhe duke mos u ndëshkuar? !
Nëse e kuptojmë ?mafien? si një mekanizëm zinxhir ; sekt, pushtet, korrupsion, kaos, mashtrim, varfërim, akaparim, fasadë, dhunë, atëhere askush nuk mundet ta mohojë dot ekzistencën dhe pushtetin e Mafies në Shqipëri.
Sot, në shekullin e 21-të nuk presim të shohim mafien e stilit ?Kumbari? të Al Paçinos, por të një ?Netëork/u? të mirëkalkuluar, sofistikuar, orientuar dhe vibrant, më gjerë e më thellë se sa shteti vetë.
Prokurori italian antimafia deklaroi pikërisht se; ?…në ditët e sotme mafia po i përdor gjithnjë e më pak armët….? !
Modeli në krijimin e një ?sekti? për marrjen e kontrollit dhe drejtimit të shtetit është një fakt i njohur botërisht.
Shprehja e famëshme ?një pallat – një votë? dhe rrjeshtimi kokëulur i shumë individëve brenda këtij ambienti infeksioni të rëndë, tregoi qartë kazanin e fermentimit toksik të mafies që nisi të gjallonte me shpejtësi në Shqipëri !
Pushteti i lindur dhe mbështetur kryesisht nga kontratat me botën e krimit dhe oligarkinë korruptive në vend të kontratës me qytetarin, i mbajtur gjallë prej projekteve për inkriminimin e shoqërisë në vend të reformimit të saj, nuk ka emër tjetër veçse ?mogul? i pushtetit mafioz.
Mafia sot në Shqipëri ka futur metastazat e saja në segmente të të gjitha llojeve të pushteteve, duke i akaparuar ato pjesë-pjesë.
Rrënja qëndron tek pushteti më i fuqishëm, më okulti, tek ai që kontrollon të gjitha llojet e tjera të pushteteve.
Dmth, thelbi i fuqisë së Mafias qëndron tek kontrolli i SHTETIT !
Mafia e di mirë, gjithashtu historia e ka provuar se Mafian nuk e mund dot qytetari i thjeshtë.
Betejën nuk e bën dot asnjë grupim qytetar, sado i motivuar të jetë ai.
Qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur, Mafia ose e blen lehtësisht, ose e kërcënon pa asnjë problem ose dhe e eleminon pa u ndëshkuar.
Qytetari dhe shoqëria kanë vetëm një mundësi, një mekanizëm, një alternativë për ta luftuar Mafien. Kanë SHTETIN !
Ndaj beteja është se cila palë do ta kontrollojë SHTETIN ?
Interesat e cilës palë do të mbrojë dhe interesat e cilës palë do të luftojë SHTETI ?
Mafies apo qytetarëve ?
Këtu në fakt nis dhe beteja !
Beteja e Mafies është të kapë SHTETIN dhe më pas të veprojë përmes tij.
Por Mafia nuk e kap dot një SHTET të fortë, një SHTET demokratik, një SHTET mbështerur mbi kolonat e pushteteve të shëndetëshme dhe ndërlidhura nga Ligji.
Ndaj investimi i parë i Mafies është dobësimi dhe rrënimi i shtetit.
Për këtë i duhen të paaftët, të korruptuarit, të shantazhueshmit, të paqëndrueshmit, frikacakët dhe të shiturit.
Ndaj investon tek këta individë, i sponsorizon ata, i promovon ata, i financon ata, i kap ata dhe në fund i përdor ata.
Nuk ka shqiptar normal dhe të përgjegjshëm sot në Shqipëri, pavarësisht ?tifozllëkut politik? (që mund të ketë) që nuk identifikon por dhe që ndien dhimbje për katandisjen e SHTETIT tonë në gjëndjen më të mjerueshme politike, ekonomike dhe institucionale.
Ndaj Mafia shkëlqen dhe korrupsioni thellohet pandalim.
Mafia mund të duket ?xhymerte?, hera herës me qytetarin e varfër dhe të terrorizuar.
I paguan kur vjen fushata elektorale listat e borxheve tek dyqani i lagjes, i rregullon ndonjë vend pune në administratën e akaparuar dikujt nga ?fis i madh?, dorovit zarfe me disa qindra kartmonedha tek vjen për një kafe në shtëpinë e fansave të lëkundur të opozitës, madje nuk ngurron as dhe të kërcënojë kryeneçët.
Por pas kësaj të gjithëve u vidhen nga pak por çdo ditë, rrogat, pensionet, rrugët, spitalet, shkollat, pronat, jeta, ajri që thithin madje !
Kjo është sot Shqipëria reale !
Ndaj beteja ndaj së keqes nis me betejën për të bërë SHTETIN, për ta çkapur SHTETIN, për ta forcuar SHTETIN, për t?ja dhënë qytetarit SHTETIN dhe që SHTETI të luftojë Mafien.
Vetëm atëhere korrupsioni do të gjunjëzohet para interesave dhe të drejtave të qytetarit.
Vetëm atëhere, ekonomia do të çlirohet dhe do të fillojë të prodhojë mirëqënie për qytetarin, vetëm atëhere zyrat e shtetit nuk do të guxojnë të zhvasin e tallen me shqiptarët.
Kjo është beteja jonë më 25 Prill !
Jo e thjeshtë për tu fituar por lehtësisht për tu kuptuar.
Mbi të gjitha, plotësisht e mundëshme më 25 Prill !
Me punë, besim, bashkim, energji, papushim dhe forcë ?, shkruan Nishani./CNA.al
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një prononcim për mediat...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me ba...
Erion Braçe u zgjodh numri dy i kabinetit të kryeministrit E...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikaur një vi...
Lulzim Basha bashkë me aleatët e tij duket se më në fund kan...
Ish deputetja Mesila Doda është ndalur tek debati për vaskin...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me pretendimet se...
Kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar nj...
Gazetari Mero Baze i është përgjigjur sulmeve të presidentit...
Kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë kandidimit të deputet...
Presidenti Ilir Meta, sot në mëngjes, javën ka zgjedhur që t...
Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka treguar një histori gjatë...
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazment Bar...
Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI ka nisur zyrtarisht fus...
Deputeti Ralf Gjoni ka folur me tone të ashpra sot mga Kuven...
Në prezantimin e planit për biznesin kryedemokrati Basha u z...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar sot pikat e progra...
Gjatë deklaratës së tij për mediat, ku prezantoi programin p...
Në fjalën e tij kryedemokrati Basha, deklaroi se luftën ndaj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...