web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Ngec sërish Vllaznia, Skënderbeu merr 1 pikë shprese ndaj kryesuesve

21 Shkurt 2021, 14:00, Sport CNA

Tjetër hap fals i kryesuesve të Vllaznisë. Skuadra e trajnerit Brdariç, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Skënderbeut të vendit të fundit. Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 8-të falë supergolit të Duvunës, me një goditje nga distance. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Memellit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Vllaznia arriti të barazonte shifrat me sulmuesin Harris Dilaver, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Da Silva.

Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra shkodrane ka arritur të sigurojë vetëm një fitore, duke lëshuar ndjeshëm terren me ndjekësit. Ndërkohë që në krahun tjetër, Skënderbeu, ka barazuar me pikë në renditje Apoloninë e vendit të parafundit, teksa diferenca me Bylisin e vendit të 8-të është thelluar në -2 pikë.

FT: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 1-1

Duvuna 8? / Dilave 58? (p)

KOMENTI LIVE:

58? GOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Harris Dilvaer tregohet i saktë nga pika e bardhë duke mposhtur portierin Dajsinani.

57? Penallti për Vllazninë. Da Silva rrëzohet në zonë pas duelit me braziliani Zhan Viktor, për gjyqtarin nuk ka dyshime 11-metërsh për shkodranët.

8? GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Denis Duvuna realizon një supergol nga distanca. Në gjuajtjen e parë drejt portës, mesfushori ganez, surprizon portierin Zogoviç, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Dwumfour, Vitija, Zguro, Dowuona, Taipi, Jean Victor, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Migen Memelli

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, N. Hoxhaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdaric.





Lajmet e fundit nga