web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Formacionet zyrtare/ Porto-Juventus/ Sa shumë surpiza, Pirlo surprizon me titullarët

17 Shkurt 2021, 19:10, Sport CNA

Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Portos dhe Juventusit, e vlefshme për aktin e parë në Ligën e Kampioneve për fazën e 1/8-ve. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipetm që do të kërkojnë një rezultat pozitiv, për ta pasur më të lehtë për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Torino më 3 mars.

Nëse bëhet një ?gërmim? në të kaluarën, të gjithë precedentët flasin për skuadrën bardhezi, duke nisur nga dueli i parë në vitin e largët 1984 e deri në 2017-ën, kur të dyja ekipet u ndeshën për herë të fundit. 36 vite më parë, ?Zonja e Vjetër? dhe ?Dragonjtë? ndesheshin në finalen e Kupës së Kupave, e fituar në Bazel nga italianët me rezultatin 2-1.

Më pas do të vinte dopio-përballja në grupet e Champions-it, në vitin 2001, ku Juventusi barazoi pa gola në Portugali dhe fitoi 3-1 në kthim, në shtëpi. Ndërsa përplasja e fundit është ajo në 1/8-at e tri sezoneve më parë, sërish në Champions, ku kampionët e Italisë e blinduan kualifikimin që në sfidën e vajtjes, duke fituar 2-0 në Porto, ndërsa duelin i kthimit përfundoi 1-0 për Juven, me gol të Dibalës në minutën e 42-të.

Për sa u përket dueleve në total me klubet luzitanë në kompeticionet UEFA, ?Zonja e Vjetër? numëron 11 të tillë, nga të cilat ka humbur vetëm një (Benfika ? Juve 2-1, në prill 2014, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Europës). Ndërkohë, bilanci vazhdon me 7 suksese bardhezi dhe 3 barazime.

FORMACIONET ZYRTARE:

Porto: Markesin, Pepe, Mbemba, Manafa, Zaidu, Oliveira, Uribe, Korona, Otavio, Marega, Taremi. Trajner: S. Konseisao

Juventus: Shezni, Kielini, De Ligt, Aleks Sandro, Danilo, MeKeni, Rabio, Kieza, Bentankur, Kulusevski,  Ronaldo. Trajner: A. Pirlo





Lajmet e fundit nga