web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kombëtarja e basketbollit niset drejt Qipros, dy ndeshje për eliminatoret e Botërorit

15 Shkurt 2021, 13:20, Sport CNA

Kombëtarja e basketbollit është nisur ditën e sotme drejt Qipros, ku do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të raundit të tretë para-eliminator për Botërorin e vitit 2023. Fillimisht, kuqezinjtë e drejtuar nga Afrim Bilali do të përballen më datë 18 shkurt me Qipron, ndërsa dy ditë më pas do të kenë impenjimin ndaj Bjellorusisë.

Ndërkohë, me organikën e kombëtares në Qipro do të bashkohen edhe tre lojtarë që aktivizohen në Itali. Fjala është për Rei Pullazi, Celis Taflaj dhe Ferdi Bedini. Shpresohet tashmë në një rezultat pozitiv, edhe pse forma e kuqezinjve nuk mund të jetë në maksimum duke qenë se kanë qenë pa aktivitet zyrtar prej një viti si pasojë e COVID.

Megjithatë, kur të rikthehen nga këto dy ndeshje, në Shqipëri do të vazhdojë kampionati kombëtar dhe Liga Unike. /Vipsport.al/

Ndeshjet:

18 shkurt Qipro-Shqipëri

20 shkurt Bjellorusi-Shqipëri





Lajmet e fundit nga