web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuabueze nuk është në rregull, është i goditur", Muça: Duhet të merret psikologu me të

15 Shkurt 2021, 11:23, Sport CNA

Java e 19 e Kategorisë Superiore, përveç rezultateve që prdhoi fusha, do të mbahet mend edhe për sherrin në Ballsh mes futbollistit të Laçit, Kirian Nuabueze dhe disa lojtraëve e pjesëtarëve të stafit të Bylisit. Nigeriani me pasaportë amerikane, reagoi ashpër pas kartonit të kuq dhe provokoi vendasit të cilët iu kundërpërgjigjen.

Episodin e shëmtuar e ka komentuar edhe Shkëlqim Muça mbrëmjen e djeshme në Rubrikën Sportive. Ish-trajneri theksoi se sulmuesi nuk është në rregull nga ana psikologjike, pasi dukej që nuk kishte qetësinë e duhur.

?Nuabueze nuk është në rregull. Është i goditur. Nuk mund të bësh atë gjest ndaj lojtarit të shtrirë në tokë, që aty duket që nuk është në rregull. Duhet të merret psikologu me atë. Gjithë veprimet që ka bërë vërtetojnë që nuk është në rregull. Unë kam qenë futbollist vetë më kanë sharë me llafe të ndryshme, por duhet të jesh i përgatitur. Po të jesh njeri i qetë e përballon. Fusha është shumë e vështirë. Kur kam qenë trajner iu kam thënë lojtarëve që duhet të duroni, grushtat, shkelmat të sharat?, u shpreh Muça.





Lajmet e fundit nga