web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjici bën apel: Duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet

15 Shkurt 2021, 09:45, Sport CNA

Safet Gjici beson te Kukësi i tij dhe Mirel Josa. Në prononcimin pas ndeshjes, presidenti i nderit i skuadrës verilindore tha se ishte i kënaqur nga fitorja me Tiranën. Pranoi se merkatoja është e plotë, por skuadra ka gabuar në sfidën me Kastriotin. Gjici tha se nuk duhet të mendohet për vendin e parë, por skuadra të mendojë si të fitojë.

“Fitorja me Tiranën ishte e merituar. Luajtëm në një terren të vështirë dhe ekipi nuk dha maksimumin, por luftuan. Gjithsesi, ekipi nuk duhet të bëjë më zigzage. Kjo do të thotë se duhet t?i fitojë të gjitha takimet për të arritur atje ku duhet të arrijë. Është rruga e duhur, por kemi shumë punë për të bërë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe nuk duhet ta fusim në presion ekipin e të themi sa pikë jemi me vendin e parë.

Nëse ekipet e tjera bëjnë gabime, ne aty jemi dhe do të përfitojmë, por ne duhet t?i fitojmë ndeshjet tona. Kjo është e rëndësishme për Kukësin në këtë moment. Besoj se me afrimet e janarit skuadra është e plotë. Stafit teknik i është plotësuar dëshira. Tani nuk duhet të bëjmë hapa falsë si me Kastriotin. Ajo humbje na ka sjellë shumë probleme në ekip dhe renditje. Besoj se Mirelin e njohim të gjithë. Dinë edhe çfarë ka bërë dhe çfarë ka fituar me Kukësin. Pse jo, të fitojë me Kukësin. Po të ishte në fillim të sezonit do të flisnim ndryshe. Besoj shumë te trajneri dhe ekipi, por duhet punë për të fituar”, tha Gjici.





Lajmet e fundit nga