web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjesti fantastik i Ferhan Hasanit pas debutimit me Partizanin

15 Shkurt 2021, 09:32, Sport CNA

Ferhan Hasani debutoi me fanellën e Partizanit në takimin kundër Kastriotit, duke luajtur rreth 10 minuta.

Debutimi i fantazistit 30-vjeçar vonoi disi, por trajneri Daja u shpreh pas ndeshjes se e ka ruajtur nga një dëmtim i mundshëm, pasi nuk ka qenë ende gati në 100% të formës fizike.

Por debutimi i shumëpritur më në fund erdhi dhe Hasani, zyrtarisht ka ndezur motorët me fanellën e kuqe të Partizanit.

Në fund të ndeshjes së tij debutuese, Hasani bëri dhe një gjest fantastik, duke i dhuruar fanellën e tij një prej të pranishmëve në tribunën e stadiumit të Kamzës.

?Buba? është një lojtar që pritet t?i japë shumë Partizanit në ndeshjet e ardhshme, në luftën për titullin kampion.





Lajmet e fundit nga