web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U hetua për manovrat me pasurinë/ Prokurori i shpëtoi dënimit për pazarin me gjyqtarin

13 Shkurt 2021, 13:14, Vetingu CNA

U hetua për manovrat me pasurinë/ Prokurori i shpëtoi

Manovrat e njerëzve të sistemit të drejtësisë për të ruajtur pasurinë e dyshimtë janë nga më të ndryshmet.

Për një rast të tillë është hetuar edhe prokurori i Elbasanit, Petref Asllani, në vitin 2015.  Në fakt nëse shikojmë deklaratat e tij të pasurisë, duket sikur po vë alarmin “sos” se po mbytet nga varfëria.

Kujtojmë se në vitin 2015, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, përkatësisht të Njësisë Task-Force, gjykata vendosi masën ndaluese të “Pezullimit nga detyra” deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit për gjyqtarin e gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan, Qani Hasa dhe për prokurorin e rrethit gjyqësor Elbasan, Petref Asllani, të akuzuar për veprën penale të “Fshehjes, mosdeklarim dhe deklarim i rremë i pasurisë”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Nga hetimet, në atë kohë rezultoi se prokurori Petref Asllani dhe gjyqtari Qani Hasa , në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin gënjyer në deklarimin e pasurisë.

Bëhej fjalë për një apartament i cili ishte në pronësi të prokurorit Petref Asllani dhe që, nëpërmjet një kredie të butë nga Enti i Banesave, dega Elbasan, i është shitur gjyqtarit Qani Hasa.

Por, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës rezultoi se, gjyqtari Hasa, pavarësisht se ka deklaruar blerjen e apartamentit të prokurori Asllani, në realitet kishte blerë një apartament në Tiranë.

Ndërkohë, prokurori Asllani, pavarësisht se kishte deklaruar se kishte marrë paratë nga Qani Hasa, sipas Prokurorisë së Tiranës nuk i kishte marrë ato para nga Hasa, por ka jetuar në atë apartament që prej vitit 2003, kur shtetasi Hasa ka deklaruar që e ka blerë, deri në vitin 2013, kur këtë apartament ia ka shitur një shtetasi tjetër.

Por pas shqyrtimit të çështjes Dhoma Penale në Gjykatën e Tiranës, vendosi të shpallë të pafajshëm prokurorin Petref Asllani dhe të dënojë gjyqtarin Hasa me 200 000 mijë lekë gjobë.

Prokurori Petref Asllani është denoncuar edhe për aspektin professional në emisione investigative.

Në vitin 2019 emisioni investigativ “Stop”, denoncoi me fakte se si prokurori Petref Asllani kishte pushuar hetimet për një të akuzuar për vrasje. Personi i akuzuar ishte dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit dhe pas Apelimit në Durrës, çështja u rikthye për hetim në Elbasan.

Por, prokurori Petref Asllani në vend që të thellonte hetimet i pushoi ato.
Për më tepër për anën profesionaldhe atë pasurore në lidhje me këtë prokuror do të hedhë dritë Vettingu.

Ndërsa më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Petref Asllani.

Viti 2003
Tokë bujqësore 3 ha.
Gjendje kesh në banesë 3 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 0,77 milion lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 843 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan dhe Gramsh 821 538 lekë.
Viti 2006
Nuk deklaron asgjë.
Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 132 046 lekë.
Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 038 080 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 385 366 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 281 477 lekë.
Viti 2011
Kursime në shtëpi, 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 151 020 lekë.
Viti 2012
Autoveturë Mercedez Benz, 100 000 lekë.
Ap banimi me vlerë 3 821 526 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 141 610 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 371 973 lekë.
Viti 2014
Kursime nga të ardhurat e pagës 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 397 726 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna si operator telefoni në një kompani private, 34 623 lekë.
Viti 2015
Kursime nga të ardhurat e pagës 350 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 345 136 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga snjë kompani private, 93 240 lekë.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 393 597 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga snjë kompani private, 44 400 lekë.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 387 286 lekë.
Viti 2018
Gjendje kesh, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 493 991 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si operator në një subject privat, 108 646 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga