web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letërporosia nga Shqipëria shkoi me vonesë/ Lirohet në Dubai Plaurent Dervishaj

6 Shkurt 2021, 11:04, Kronika CNA

Lirohet nga burgu në Dubai Plaurent Dervishaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit dhe kunat i Lul Berishës. Dervishaj u arrestua në dhjetor 2020 në Dubai pasi SPAK kishte lëshuar për të urdhër-arresti ndërkombëtar.

Dervishaj është liruar nga qelia, për shkak të mbërritjes me vonesë të letërporosisë nga Shqipëria në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë në Dubai.

Për këtë çështje SPAK ka ndjekur parimin e reciprocitetit me Dubain, për ekstradimin e Plarent Dervishjat, ku palët ishin në tratativa për të arritur një marëveshje për ekstradimin e Dervishaj në Shqipëri.

Por për shkak të mbarimit të afatit 40 ditor të qëndrimit në burg, kohë kjo që nevojitej për të ardhur letërporosia nga Shqipëria dhe kur kërkesa e drejtësisë Shqiptare nuk ka shkuar në kohë, atëherë një gjykatë në Dubai, ka vendosur të lirojë Plaurent Dervishaj nga burgu.





Lajmet e fundit nga