web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bëhuni gati/ Loredana dhe Mozzik po përgatisin surprizën e radhës

2 Shkurt 2021, 14:51, Lifestyle CNA

Prej muajsh përflitet se reperi Mozzik dhe reperja Loredana janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit, mirëpo dyshja nuk e kanë pranuar ende publikisht këtë.

Por psotimet dhe fotot që janë shkrepur nga paparacët tregojnë krejt të kundërtën. Dyshja kanë nisur të ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjetet sociale, në faqen e biznesit të reperes.

Përveç kësaj nuk kanë munguar edhe komentet për njëri-tjetrin. Së fundi ata kanë treguar se janë sërish bashkë, por në studion muzikore, ku duket se po përgatisin hitin e tyre të radhës.

Ata kanë publikuar disa foto ku shihen në studio duke realizuar këngën e re. Nuk e dimë nëse kjo do të jetë një surprizë për të gjithë në ditën e të dashuruarve/ CNA.al





Lajmet e fundit nga