Bilanci në Kosovë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pas...
Në mesin e pandemisë së Coronës, Armin Laschet i premtoi partisë së tij vazhdimin e kursit dhe stilit politik të Angela Merkelit. Laschet do të jetë kapiten i ekipit, të mbajë të bashkuar partinë dhe vendin. Asnjë rrezikim, por besim dhe besueshmëri. Me fitoren e tij Laschet e ka të siguruar si opcion pushteti postin e kancelarit. Nëse ai i futet edhe garës si kandidat për kancelar kjo nuk është vendosur ende. Si kreu i partisë ai ka të drejtën i pari për kandidaturën. Armin Laschet e ka thënë qartë, se ai është gati edhe për postin e kancelarit.
Dy konkurrentë në pritje
Por në sfond dy konkurrentë të fortë presin për shansin e tyre. Të dy kanë vlera të larta në sondazhe. Markus Söder, kryeministri bavarez dhe kryetar i partisë kristiansociale, CSU. Si edhe Jens Spahn, partneri i ekipit të Laschetit në kandidaturën për kreun e partisë. Si ministër i Shëndetësisë ai është në mënyrë të vazhdueshme prezent në media në kohën e pandemisë, dhe në sondazhet e popullaritetit madje ka kaluar edhe kancelaren Merkel.
Vullneti për të qeverisur – pas këtij synimi është mbledhur gjithmonë CDU-ja. Kjo parti ka një pretendim të qartë për pushtet. Në këtë pikë bëhet fjalë tani për kandidatin me më shumë shanse. Pavarësisht dëshirave personale për pushtet, Armin Laschetit mund t’i besohet, se ai ka parasysh, edhe se cili kandidat ka për Unionin shanset më të mira për suksesin në zgjedhje. Kjo e dallon atë nga konkurrenti i mundur, Friedrich Merz. E pikërisht për këtë ai fitoi tek të deleguarit.
Detyra kryesore e Laschetit këtë moment është të pozicionojë me një strategji të mençur dhe me përmbajtje CDU-në. Partia CDU u ndodh vërtet para zgjedhjes së kursit të saj. Ajo vendosi kundër zhvendosjes përmbajtësore nga e djathta dhe me këtë doli kundër Friedrich Merzit. Ai dëshironte një parti dukshëm më konservatore, me një profil më liberal në ekonomi. Armin Laschet përkundrazi nuk do të heqë dorë nga strategjia e suksesit të Merkelit, i votueshëm edhe nga ata që e vendosin veten pak më majtas se qendra. Një ndryshim themelor, një fillim i ri nuk pritet me të. Laschet do të drejtojë me ton të moderuar e do të theksojë socialen dhe komunitetin.
Ndërmjetësim dhe baraspeshim
Por vetëm nëse ai e tërheq të gjithë partinë pas vetes, Laschet ka shansin që të bëhet edhe vetë kancelar për kandidat. Rivali i tij, Friedrich Merz ka polarizuar shumë. Ai ka përkrahës të flaktë, që janë të zhgënjyer tani. Por Laschet qëndron për ndërmjetësim dhe baraspesim, edhe për këtë e votuan atë të deleguarit.
Ndërmjetësim, baraspeshim, kërkim i zgjidhjeve dhe kompromisit – pikërisht për këtë stil njihet Angela Merkel. Pikërisht për këtë ajo është kaq e vlerësuar në botë, sidomos në Europë. Ajo konsiderohet aty si mishërim i negociatave të duruara dhe kompromisit. Partnerët ndërkombëtarë të Gjermanisë nuk do të presin me Armin Laschetin as gjurulldi dhe as konfrontim, edhe në politikën e jashtmë ai qëndron për një “edhe më tej kështu?. Laschet është një europian i bindur. Promarrëdhënieve transtatlantike. Ai thekson sigurinë e brendshme dhe të jashtme. Politikën e refugjatëve të Angela Merkelit Laschet e mbështeti në mënyrë aktive.
Lufta për kandidaturën e kancelarit është hapur
Laschet në konkurrimin e tij vuri të parën frymën e ekipit. Jo vetëm, pse në këtë garë ai doli së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn, paraqitja e tij është integrative, dhe jo përjashtuese. Ai rrezaton ngrohtësinë dhe harenë e zonës së Rinit. Politika e ftohtë e pushtetit nuk është tipar i tij. Si kryeministër i landit të Renani-Veriore Vestfalisë ai ka marrë në kabinet një ekip të fortë, ministrat e tij kanë fituar pikë me kompetencë profesionale duke i rritur vlerat e popullaritetit të tij.
Në sondazhet aktuale, CDU-ja kryeson pakontestueshëm si partia më e fuqishme. Këtë fuqi ajo e ka edhe falë popullaritetit të Angela Merkelit, përkundër kësaj, Armin Laschetin nuk e dëshiron shumica e gjermanëve si kancelar të ardhshëm. Në pandeminë e Coronës politika është bërë më e paparashikueshme se kurrë. Varet nga gjetja e përgjigjeve të duhura për krizën dhe menaxhimi më i mirë. Tani raundi tjetër për luftën se kush do të pasojë Angela Merkelin si kancelar u hap./dw
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pas...
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, jep dorëheqjen...
Armin Laschet arriti në raundin final pas largimit të kandid...
Kongresi i CDU-së po zhvillon punimet në mënyrë virtuale. Në...
Prokurorët amerikanë që ndjekin në mënyrë intensive autorët ...
Në Kosovë, janë regjistruar shtatë viktima të reja nga koron...
Thuhet se ora më e errët, është gjithmonë para agimit. Pikër...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për kufizi...
Britanikët po e vonojnë dhënien e dozës së dytë për të vaksi...
Shefi Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)...
Sekretari i Shtetit në largim Mike Pompeo thotë se Irani ësh...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar disa mutacione të koronavi...
Qeveria në detyrë e Kosovës, pritet që së shpejti të miratoj...
Nuk e kishin përfytyruar kështu. Kompanitë britanike janë sh...
Organizata Botërore e Shëndetësisë është e alarmuar për shka...
Zyrtarizohet koalicioni midis Vetëvendosjes dhe listës së ud...
Kina raportoi sot një viktimë nga koronavirusi, i cili konsi...
Drejtësia italiane po planifikon një goditje të madhe kundër...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur zyrtarisht akuzat...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...