Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur zyrtarisht akuzat kundër Presidentit Donald Trump.
Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër.
Vota në Dhomën e Përfaqësueve, vetëm një javë para se të mbarojë mandati i Presidentit Trump, shënoi të parën herë në historinë e Shteteve të Bashkuara kur ndaj një presidenti janë ngritur dy herë akuza për shkarkim të mundshëm, këtë here për nxitje dhune lidhur me sulmin në Kapitol.
Ndërsa republikanët votuan në bllok kundër ngritjes së akuzave për shkarkim të Presidentit Trump vitin e kaluar, nën akuzën për presion ndaj Ukrainës për të hetuar demokratin Joe Biden, tashmë president i zgjedhur, udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve këtë radhë kishin sinjalizuar se nuk do t’u bënin presion anëtarëve të tyre për të votuar kundër përpjekjeve për shkarkim.
Demokratëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësueve iu bashkuan edhe 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mbështetur përpjekjet për të shkarkuar presidentin.
Ndërsa vazhdonin komentet në Dhomën e Përfaqësuesve, Presidenti Donald Trump bëri thirrje për shmangien e akteve të dhunës. Përmes një deklarate të nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti thotë se “i nxitur nga njoftimet për demonstrata të reja, bëj thirrje: JO dhunë, JO thyerje ligji, JO vandalizëm i asnjë forme. Amerika nuk mishëron akte të tilla. U bëj thirrje Të Gjithë amerikanëve të ndihmojnë që të qetësojmë gjakrat dhe të ulim tensionet. Faleminderit”.
Miratimi i rezolutës për ngritjen e akuzave pasoi një sesion komentesh nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që u karakterizua nga deklarata pro dhe kundër procesit të ndara përgjithësisht në linja partiake.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti presidentin një kërcënim ?ndaj lirisë, vetë-qeverisjes dhe sundimit të ligjit?. Por një aleat i fortë i presidentit, ligjvënësi republikan nga Ohajo, Jim Jordan tha se ngritja e akuzave kundër presidentit ?nuk do të bashkojë vendin. Ky është thjesht një akt politik?. Demokratët, tha zoti Jordan, ?duan ta shuajnë këtë president?.
Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer tha të mërkurën se presidenti ?solli turp dhe kaos në presidencë? dhe e shndërroi në ?armë urrejtjen?. Ligjvënësi republikan Tom Cole u shpreh kundër ngritjes së akuzave në ditët e fundit të presidencës Trump. ?Nuk gjej dot asnjë shembull tjetër që mund të shkaktojë përçarje më të thella se sa ky akt që ka ndërmarrë shumica e Dhomës. Në vend që të përgatitemi për administratën e ardhshme, shumica e Dhomës ka vendosur të lajë hesapet me administratën ekzistuese?.
Ligjvënësi republikan Jason Smith tha: ?Të vëmë popullin mbi politikën. Ky proces për ngritje akuzash është i papërgjegjshëm?.
Ligjvënësja Liz Cheney, numri tre ndër ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një ndër republikanët që mbështetën ngritjen e akuzave, tha se “kurrë më parë nga ana e një presidenti nuk ka patur një tradhëti më të madhe”.
Mes republikanëve të tjerë që thanë se do të votonin për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e zotit Trump ishin ligjvënësit John Katko, Jaime Herrera Beutler, Adam Kinzinger, Dan Newhouse, Fred Upton dhe Kelly Armstrong.
Ligjvënësja Jaime Herrera Beutler kishte njoftuar të martën në mbrëmje se do të votojë pro ngritjes së akuzave. Ajo u shpreh nëpërmjet një deklarate se zoti Trump “veproi kundër betimit që ka bërë si president”.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti protesta të dhunshme që synonin të ndalonin transferimin paqësor të pushtetit nga një administratë në tjetrën”, tha Herrera Beutler.
Më parë, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, një aleat i ngushtë i zotit Trump, kishte paralajmëruar se “ngritja e akuzave për shkarkimin e zotit Trump gjatë kësaj periudhe do të kishte efektin e kundërt ndërsa vendi është i përçarë”.
Zoti Trump kishte përcjellë një mesazh të ngjashëm gjatë një vizite në kufirin SHBA-Meksikë të martën.
“Po shkakton zemërim e ndasi të jashtëzakonshme si dhe dhimbje shumë më të mëdha sesa shumica e njerëzve mund të kuptojnë, gjë që është shumë e rrezikshme për SHBA-në, veçanërisht në këtë kohë të brishtë”, tha zoti Trump.
Ai foli për “paqe e qetësi” dhe tha se tashmë është “koha për ligj e rend”.
Presidenti Trump, i cili në një video javën e kaluar i tha turmës së mbështetësve të tij; “ne ju duam, ju jeni shumë të veçantë”, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Tani çështja kalon për gjykim në Senat, gjë që ka shumë të ngjarë të ndodhë pasi të ketë mbaruar mandati i Presidentit Trump. Rezultati i procesit në Senat është i paqartë, por nëse zoti Trump shpallet fajtor, Senati mund të votojë më pas për t?i ndaluar mundësinë për të mbajtur post federal.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell tha të mërkurën se ?nuk kam marrë një vendim përfundimtar se si do të votoj?. Përmes një komunikate, drejtuar kolegëve republikanë, zoti McConnell thoshte se do të dëgjonte argumentet ligjore në Senat pas votës në Dhomën e Përfaqësuesve. Pasazhe të komunikatës iu lexuan gazetarëve nga një ndihmës i zotit McConnell.
Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi njoftoi të martën vonë se kishte zgjedhur ligjvënësin Jamie Raskin për të udhëhequr një grup ligjvënësish që do të paraqesin çështjen në Senat.
“Është detyra e tyre kushtetuese dhe patriotike të paraqesin çështjen për shkarkimin e Presidentit”, tha zonja Pelosi në një deklaratë. ?Ata do ta bëjnë këtë të udhëhequr nga dashuria e madhe për vendin, vendosmëria për të mbrojtur demokracinë tonë dhe besnikëria ndaj Kushtetutës. Ata do të nderojnë detyrën e tyre për të mbrojtur demokracinë për popullin me shumë solemnitet dhe urgjencë”.
Nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do t’i dërgojnë menjëherë akuzat për shqyrtim në Senat, duke pasur parasysh se mandati i zotit Trump përfundon javën e ardhshme. Edhe nëse zoti Trump do të largohej nga detyra, një vendim i Senatit pro akuzave pas përfundimit të mandatit, do ta ndalonte atë të kandidonte për një post zyrtar në qeverinë federale në të ardhmen.
Të martën vonë Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë nëpërmjet së cilës i kërkohej Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të zotit Trump të përdorin autoritetin që i jep Kushtetuta duke larguar zotin Trump nga detyra për paaftësi.
Votimi përfundoi me 223 vota pro dhe 205 kundër rezolutës dhe ishte pothuajse tërësisht në linja partiake.
Përpara votimit të rezolutës të martën, zoti Pence i dërgoi një letër zonjës Pelosi duke shpjeguar se ai nuk do të merrte veprime bazuar në Amendamentit 25-të të Kushtetutës së SHBA, sipas të cilit nënpresidenti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit deklarojnë një president të paaftë duke e shkarkuar atë nga detyra./ VOA
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë ...
Si i shohin shqiptaro-amerikanët zhvillimet e fundit politik...
Bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali, pasi dr...
Shifra të larta në shtetin fqinj/ Regjistrohen 477 raste të ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të ...
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer...
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, e ka zhvendosur së fu...
Vijon të mbetet shqetësuse situata nga Covid në Greqi. Ditën...
Dialogu Kosovë Serbi ka ngecur prej disa muajsh dhe kështu e...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoft...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një ...
Kancelarja Angela Merkel thuhet se u ka thënë anëtarëve të p...
Greqia dhe Turqia do të takohen më datë 25 janar në Stamboll...
AstraZeneca aplikoi sot për autorizimin e vaksinës në vendet...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotw se imuniteti i tufë...
Facebook dhe Twitter bllokuan llogaritë e Donald Trump. Komp...
Demokratët paraqitën sot akuzën për “nxitje rebelimi” ndaj p...
Kongresmeni i Kalifornisë Ted Lieu ka bërë të ditur se ai sh...
Greqia dhe Turqia do të rifillojnë negociatat më 25 janar.La...
Twitter ka çaktivizuar përgjithmonë llogarinë e Presidentit ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...