Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Drejtësia italiane po planifikon një goditje të madhe kundër Ndranghetas me një proces të madh gjyqësor. Ai merr mbështetje nga një ish-mafioz: Luigi Bonaventura lufton kundër pushtetit të klaneve.
49-vjeçari nuk dëshiron të thotë se nga po vjen. Vetëm kaq, se ishte në tren për disa orë. Tani ai është ulur në një restorant bosh në qendër të Bolonjës.
Askush nuk duhet ta dijë se ku banon zakonisht Luigi Bonaventura. Njeriu që e la familjen e tij kriminale 13 vjet më parë dhe ka hedhur që atëherë qindra mafiozë në burg bën jetë të rrezikshme. Ai është nervoz dhe tensioni zbret ngadalë prej tij. Ai thotë se është i rraskapitur nga udhëtimi. Bonaventura gulçon dhe zgjat dorën drejt shishes së ujit. Po kur e ka mbledhur veten fillon të flasë, e ka të vështirë të ndalet. Një jetë plot me tmerr që nuk e lë të qetë as natën në ëndërr. “Të nesërmen në mëngjes zgjohem dhe i them vetes: duhet të luftoj dhe të bëhem më mirë”.
Fillimi i procesit të madh gjyqësor kundër Ndranghetas, mafias kalabreze të cilës Luigi Bonaventura i përkiste për më shumë se gjysmën e jetës së tij, ka të ngjarë të jetë gjithashtu vendimtar për luftën e tij. Në Lamezia Terme, një qytet në rajonin jugor italian të Kalabrisë, në dy vitet e ardhshme do të dalin para drejtësisë qindra të akuzuar. Në ta bëjnë pjesë avokatë, politikanë dhe njerëz të biznesit. Mafiozë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Bonaventure njeh shumë prej tyre nga e kaluara e tij dhe do të dalë vetë dëshmitar.
Organizata të ndërthurrura globalisht
Ndrangheta konsiderohet të jetë veçanërisht e rrezikshme dhe e vështirë për t’u monitoruar. Ka një arsye për këtë, shpjegon ish-mafiozi. Anëtarët mund të lëvizin lirshëm në hije, kjo është arsyeja pse ata janë kaq të vështirë për t’u ndaluar.
Ndrangheta duhet të kuptohet më pak si një organizatë, por shumë më tepër si një një rrjet i lirshëm i klaneve familjare individuale, që veprojnë me dhe kundër njëri-tjetrit, të cilët jetojnë sipas rregullave të tyre shoqërore. Biznesi i tyre shtrihet përtej kufijve të rajonit të Kalabrisë.
Në të kaluarën, ata fitonin para me rrëmbime, ndër të tjera, sot qasja e tyre është më pak e dukshme. Në veriun më të fortë ekonomikisht të Italisë, Ndrangheta fiton shumë para me porosi qeveritare, veçanërisht në industrinë e ndërtimit. Por Ndrangheta është gjithashtu e lidhur mirë ndërkombëtarisht. Për shembull, ajo përcjell kontrabandë pjesën më të madhe të kokainës nga Amerika Latine për tregun evropian. Disa nga anëtarët që gjykohen tani në Kalabri janë arrestuar në Gjermani.
Fëmijët edukohen si ushtarë
Rruga e jetës së Bonaventura dukej e përcaktuar që nga fillimi. Ai që lind në një familje Ndrangheta pritet të vazhdojë traditën. Gjyshi i tij Luigi Vrenna ishte një nga bosët më të rëndësishëm të kohës së tij dhe vetë babai i Bonaventuras e bëri atë “ushtar”, siç thotë ai. Që fëmijë, ai mësoi se si të shtinte me armë, si të duronte dhimbjen dhe si të vriste kafshë për t’u mësuar me dhunën. Armët zëvendësuan lodrat për të. “Ti nuk ke fëmijëri”.
Kur ishte i ri, familja e dërgoi atë në pjesë të tjera të Italisë për të mësuar zakonet lokale dhe për të kuptuar dialektet lokale. Ai ishte nga ata që “rrinë në gjumë”, siç thotë ai, siç i njohim sot nga milicia terroriste IS.
Në vitet 1990 familja e thirri përsëri. Në Kalabri kishte shpërthyer një luftë midis klaneve të Ndranghetas. Ushtari Luigi Bonaventura u bë aktiv – si shantazhues, kontrabandues droge dhe vrasës. Bonaventure flet hapur për këtë kohë, por rrethanat janë të rëndësishme për të. Ai betohet se nuk ka vrarë kurrë të pafajshëm. Ishte luftë. Në një rast specifik, tregon ai, ai mori hak ndaj një anëtari të klanit armik për vrasjen e një fëmije nga familja e tij.
Janë, ndër të tjera, këto lidhje të forta familjare që e bëjnë kaq të vështirë luftën kundër Ndranghetës. Pak guxojnë të shkëputen dhe të dalin kundër familjes së tyre. Por 13 vjet më parë, pas lindjes së fëmijës së tij të dytë, Bonaventura vendosi të ndërmarrë këtë hap, i mbështetur nga gruaja e tij. Që nga ajo kohë, ai ka ndihmuar gjyqësorin të dënojë qindra kriminelë të Ndranghetas. Ai ka kryer dhjetë vjet burg për veprimet e tij. Pas kësaj ai e bëri punën sqaruese për Ndranghetën qëllimin e tij kryesor në jetë.
Ai dhe gruaja e tij themeluan një shoqatë që mbron informatorët. Ai dëshiron të inkurajojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë dhe dëshiron që shteti të kujdeset më mirë për njerëzit që shkëputen nga mafia.
Brezi i tij i Ndranghetas në pjesën më të madhe është plakur. Sot bosët e mafies nuk i trajnojnë më fëmijët si vrasës, por investojnë në arsim. “Ata supozohet se do të shndërrohen në kriminelë ekonomikë – bankierë dhe avokatë”, thotë Bonaventura. Ai shpreson që procesi të ndihmojë gjithashtu për të zbuluar këto struktura: “Kam humbur ëndrrat dhe energjinë time, sepse nuk besoja në një fund të Ndranghetas. Por me këtë proces dhe me punën e prokurorëve, ndoshta diçka mund të ndryshojë. “/DW
Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur zyrtarisht akuzat...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë ...
Si i shohin shqiptaro-amerikanët zhvillimet e fundit politik...
Bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali, pasi dr...
Shifra të larta në shtetin fqinj/ Regjistrohen 477 raste të ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të ...
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer...
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, e ka zhvendosur së fu...
Vijon të mbetet shqetësuse situata nga Covid në Greqi. Ditën...
Dialogu Kosovë Serbi ka ngecur prej disa muajsh dhe kështu e...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoft...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një ...
Kancelarja Angela Merkel thuhet se u ka thënë anëtarëve të p...
Greqia dhe Turqia do të takohen më datë 25 janar në Stamboll...
AstraZeneca aplikoi sot për autorizimin e vaksinës në vendet...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotw se imuniteti i tufë...
Facebook dhe Twitter bllokuan llogaritë e Donald Trump. Komp...
Demokratët paraqitën sot akuzën për “nxitje rebelimi” ndaj p...
Kongresmeni i Kalifornisë Ted Lieu ka bërë të ditur se ai sh...
Greqia dhe Turqia do të rifillojnë negociatat më 25 janar.La...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...