web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

La fushën me barrelë, Teuta në ankth për titullarin

16 Janar 2021, 10:23, Sport CNA

Teuta fitoi me Bylisin një ditë më parë dhe në Durrës e kanë mendjen te dueli i radhës me Kastriotin, në Kamzë. Trajneri Edi Martini është i shqetësuar për mesfushorin Albano Aleksi.

Në sfidën e djeshme me ballshiotët ai u largua me barelë nga fusha dhe ende nuk dihet shkalla e tij e dëmtimit. Shpresohet të mos ketë diçka serioze dhe të jetë gati për në mesjavë.

Gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë të vogla. Aleksi ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe ditën e djeshme e ka pasur të ënjtur. Pritet që mesfushori të bëjë kontrollet mjekësore për të mësuar më shumë mbi dëmtimin.





Lajmet e fundit nga